×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Me Vjosa Osmanin garojmë në listë të përbashkët

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci u shpreh se sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, këto do të sjellin një legjitimimet të ri të institucioneve.

    “Për fat keq është se kësaj radhe zgjedhjet po mbahen shumë shpesh. Ka një kohë të gjatë që në Kosovë nuk ka një qeveri stabël, që të ketë një mandat të plotë, por kjo në këtë radhë është e mirëseardhur se e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Në realitetin aktual, ku ne aktualisht nuk kemi kryeministër sepse sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese zoti Hoti asnjëherë nuk ka qenë kryeministër dhe qeveria Hoti aktualisht nuk më është një qeveri legjitime. Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimimet të ri të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ajo.

    “Ne aktualisht dhe ligjërisht, do të duhej të ishim në pushtet, për më tepër të gjitha sondazhet e tregojnë se Lëvizja jo vetëm që është fuqia e parë politike në vend dhe do të fitojë bindshëm, dhe do të kalojë edhe 50% dhe do arrijë që të krijojë një qeveri stabile”, tha zonja Nagavci.

    Sa i përket bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, ajo deklaroi se do të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

    “Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

    “Ne besojmë që do të garojmë bashkërisht në këto zgjedhje dhe do të fitojmë shumicën”, theksoi ajo më tej.

    Ndërsa për çështjen e koalicioneve me partitë e tjera, ajo nënvizoi se nuk do të ketë të tilla.

    “Nuk besoj se do të kemi koalicion. Jam e bindur që nuk do të kemi me ndonjë parti, të paktën prej këtyre partive që kanë qenë në qeverisje”, përfundoi Nagavci.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje,...
    Vip06 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe pak orë deri te ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024. Ky event prestigjioz edhe këtë vit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.