Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka sqaruar se qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga Serbia nuk iu kërkohet test negativ PCR për COVID-19.
“Për të sqaruar dilemën rreth testeve PCR për hyrjen në Kosovë nga Serbia: NUK kërkohet një test negativ PCR për COVID-19”, ka shkruar ai në Twitter.
Këtë njoftim ai e bëri pasi që sot kanë hyrë në fuqi masat e reja në luftën kundër koronavirusit./FrontOnline/