×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia e dënon me 27 vjet burgim gazetarin me prejardhje shqiptare, Can Dündar

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Gazetari turk me prejardhje shqiptare, Can Dundar, është dënuar me mbi 27 vjet burgim në Turqi nën akuzat për përkrahje të terrorizmit dhe spiunazh ushtarak ose politik.

    Një gjykatë në Stamboll e dënoi Dundarin me 18 vjet e nëntë muaj burgim për marrje të sekreteve shtetërore me qëllim të realizimit të spiunazhit politik ose ushtarak. Gjykata e dënoi atë edhe me tetë vjet e nëntë muaj burgim për përkrahje të një organizate të armatosur terroriste pa qenë anëtar i saj.

    Dundari ndodhet në ekzil në Gjermani dhe u dënua përmes gjykimit në mungesë, shkruan Deutsche Welle, transmeton Gazeta Express.

    Gjykatësit në Stamboll e publikuan vendimin për dënimin e gazetarit pavarësisht mungesës së ekipit mbrojtës. Avokatët e Dundarit thanë se nuk do të marrin pjesë në seancën përfundimtare, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.

    “Ne nuk duam të jemi pjesë e një praktike për legjitimimin e vendimeve politike që janë vendosur që më herët”, thuhet në deklaratën e avokatëve, të publikuar të martën.

    Gjykata më herët këtë muaj e kishte shtyrë shpalljen e vendimit pasi avokatët e gazetarit kërkuan që gjykatësit e këtij rasti të zëvendësohen për të siguruar gjykim të drejtë. Sidoqoftë, kërkesa e tyre u hodh poshtë.

    Dundari shkoi në Gjermani në vitin 2016 për t’iu shmangur akuzave për spiunazh pasi kishte publikuar një shkrim rreth dërgimit të armëve turke te rebelët sirianë në vitin 2015.

    Presidenti turk, Rexhep Erdogan, e kishte paralajmëruar këtë gazetar se do të paguajë çmim të lartë për shkrimin e publikuar në gazetën “Cumhyriyet”, kur shërbente si kryeredaktor i saj.

    Pas shkuarjen në ekzil në Gjermani, autoritetet turke i kishin dhënë 15 ditë afat për t’u kthyer. Sidoqoftë, ai nuk u kthye dhe Turqia urdhëroi që asetet e tij të konfiskohen dhe llogaritë bankare t’i bllokohen.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë...
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.