×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Ata që dalin nga LDK-ja shuhen politikisht

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, ka thënë se LDK-ja do të dalë faqebardhë nga këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “LDK-ja do të bëjë punën e vet si parti serioze. Nuk do të garojmë për të qenë të dytët, do të garojmë për të qenë të parët”.

    “Kemi një elektorat që është çdo herë stabil dhe besnik. Brenda LDK-së elektorati i Kosovës gjen edhe përgjegjës për këtë situatë të kohëve të fundit, dhe është krejt në dorën e elektoratit që t’i ndëshkojë ata për të cilët mendon se mbajnë faj për këtë gjendje”.

    “Por, që ndëshkim kolektiv besojë se asnjëherë nuk do të ketë. Gjithashtu, brenda LDK-së nuk pranohen sjelljet fëminore. LDK-ja do të dalë faqebardhë dhe synojmë t’i fitojmë këto zgjedhje”.

    Demaj në Klan Kosova ka folur edhe për 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, i cili ka thënë se pas vdekjes së Rugovës ky subjekt politik ka pasë ndryshime.

    “Partia politike është dinamike dhe politika kërkon kualitete të reja. LDK-ja ka ndryshuar, ka pasë goditje dhe rënie pas vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ai ka qenë një lider politik me përmasa të mëdha, ai ka ndërtuar një koncept politik”.

    “Pas vdekjes së tij LDK-ja pati fraksion, në LDK dhe në LDD, kjo ishte një goditje për atë kohë. Ndërkohë, vite më vonë LDD iu bashkua LDK-së, nuk i krijua një fuqi e LDK-së siç ishte më herët kur ishte gjallë presidenti Rugova”.

    Demaj ka deklaruar se Vjosa Osmani do të duhej të qëndronte brenda LDK-së.

    “Fraksionet ekzistojnë brenda partive politike. Unë mendoj se Vjosa Osmani do të ishte më mirë të qëndronte brenda LDK-së. Sepse praktika e ka treguar ata që ndahen nga LDK-ja, shuhen politikisht”, ka thënë Demaj./FrontOnline/

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.