×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Sot mblidhen shtatë komisione parlamentare

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Në Kuvendin e Kosovës sot janë paraparë të mblidhen shtatë komisione parlamentare.

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, janë këto shtatë komisionet parlamentare që do të mblidhen këtë të martë.

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit do të mblidhet në ora 10:00 e ku në rënd dite ka 9 pika.

    Një orë më vonë do të mblidhen anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Në këtë komision do të shqyrtohet raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh.A Prizren. I ftuar do të jetë kryesuesi i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv.

    Po ashtu është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kjo pasi që do të bëhet shqyrtimi i raporti të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 për ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Kurse në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike që po ashtu do të mblidhet në ora 11:00 është paraparë të miratohet plani i performancës për vitin 2021 i agjencive të pavarura që i raportojnë komisionit.

    E në ora 13:00 do të mblidhet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. Përveç miratimit të procesverbalit të mbledhjes së komisionit të mbajtur më 15.12.2020 do të bëhet edhe shqyrtimi i planit të performancës për vitin 2021 nga autoriteti rregullativ i hekurudhave.

    Sot po ashtu në ora 13:00 do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës. Para këtij komisioni do të raportojë ish-udhëheqësi i zyrës për komunitet në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Nenad Rashiq.

    Po ashtu në këtë komision do të raportojë edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Në ora 13:00 do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

    Anëtarët e komisionit do të marrin në pyetje Arben Çitakun, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë. Po ashtu do të intervistohet edhe udhëheqësi i departamentit të energjisë.

    Komisioni i shtatë që do të mblidhet është, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovës.

    Anëtarët e këtij komisioni do të intervistojnë përfaqësuesit e punëtorëve IGK “Ballkan” Suharekë dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Elektro Kosova.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se rënia e Kosovës për 19 vende më poshtë në...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se spitali i kryeqytetit po bëhet. Kështu ka njoftuar ai përmes një njoftimi në Facebook,...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar Havë Shalën dhe Myrvete Dreshaj, duke i quajtur heroinat e pakënduara. Çitaku tutje...
    Lajme03 Maj 2024
    Krerët e shtetit në Kosovë po vazhdojnë të bëjnë thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian gati një...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë. 34-vjeçari me inicialet...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.