Ministria e Shëndetësisë ka hequr 5 komuna nga zona e kuqe sa i përket situatës më pandeminë Covid-19, raporton Front Online.
Nga 16 që ishin javën e kaluar tani në zonën e kuqe janë 11 komuna.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Në zonën e kuqe janë 11 komuna nga 16 sa ishin javën e kaluar: Prishtina Zveçani, Zubin Putoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi, Podujeva”, ka thënë Zemaj, raporton Front Online.
Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu dhe Ranillugu.
Komunat që janë në zonën e gjelbër janë 16: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Shtimja, Suhareka, Rahoveci, Prizreni, Drasgashi, Mamusha, Malisheva, Parteshi, Deçani, Novebërda Kaçaniku dhe Juniku.