×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shesheli fyen Bidenin: Po kthehet krimineli i vjetër

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    I dënuari i Gjykatës së Hagës për krime lufte dhe lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, ka shfryrë e ka fyer presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

    Ai, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit në televizionin serb Pink, kur u pyet për ndërrimin e administratës në Shtëpinë e Bardhë, tha se “po kthehen kriminelët e vjetër, vrasësit”.

    Sheshel dha edhe përgjigje morbide, kur u pyet se a pret që Bideni të kthejë SHBA-në në rolin që kishte si lider absolut në botë.

    “Pyetja është se sa do të jetojë gjatë”, tha ai për të vazhduar: “Gjithsesi do të ndikojë shumë keq, politika amerikane po kthehet në binarë të vjetër, asgjë të mirë nuk na ka sjellë asnjëherë, po kthehet në binarët e Bill Clintonit”.

    Sheshel i njohur për qëndrime anti-shqiptare e anti-perëndimore, ka thënë se Serbia kaloi periudhë të mirë për sa kohë qeverisi me SHBA-në Donald Trumpi. Trumpit i përfundon mandati më 21 janar.

    “Ajo çfarë ka bërë Trump për katër vite ka qenë lehtësim i madh, Serbia ka marrë frymë lirshëm. E tash a do t’i përmirësojë ai (Bideni) marrëdhëniet strategjike me partnerët evropianë apo jo, kjo është pyetje tjetër. Por kur bëhet fjalë për Ballkanin do të gjejnë gjuhë të përbashkët”, ka shtuar Sheshel.

    Krimineli serb ka gjetur kohë edhe të tallet me Bidenin, por edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

    Për dy të fundit tha se ishin dashnorë, duke nxitur të qeshura në studio.

    Sipas Sheshelit, Thaçi po injorohet tashmë nga Bideni, që dikur e kishte quajtur George Washingtoni i Kosovës.

    “Më nuk iu duhet, për sa kohë iu desh e shfrytëzuan. Forcat perëndimore duan të ndryshojnë strukturën në Kosovë, duan ca njerëz që nuk kanë qenë në luftë dhe që janë më fjalëmbël në mënyrë që të bëhet më i lehtë inkuadrimi i serbëve në institucione”, ka thënë ai.

    Sheshel ka folur edhe për gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Ka thënë se nuk pret ndonjë gjë të madhe.

    “Është e mundshme që të merren disa vendime, por mund të jenë të lehta dhe do të ketë ndikim”, shtoi ai.

    Sheshel është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës me 10 vjet burgim për krimet dhe nxitjet e krimeve në ish-Jugosllavi.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë plenare nga ora 10:00. Ky është rendi i ditës: 1.    Miratimi i procesverbaleve...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar Vetëvendosjen dhe deputetin e saj, Mefail Bajqinovcin, përmes një shkrimi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit është ngritur sot aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Lidhur me këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.