Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 130 pacientë të infektuar me SARS CoV2.
Nga spitali njoftojnë se 89 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 21 janë në gjendje më të rëndë.
Ndërkohë që 4 pacientë janë në respirator (CPAP)
“130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 89 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 166 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet njoftimin e spitalit.