Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, saktësisht tek “Kulinat” në Vranidoll.
Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.
Gjithashtu në aksident janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci .
“Rreth orës 08:10, në rrugën Podujevë -Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe janë shkaktuar dëme materiale. Hetimet për rastin janë duke u kryer nga njësitet policore të komunikacionit rrugor”.