×
  • Lajme
  • Lajme

    56% e kosovarëve nuk duan ta marrin vaksinën anti-COVID

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Pandemia COVID-19 ka ndryshuar thuajse gjithë botën që nga rastet e para kur filluan të shfaqen.

    Kësisoj pa u prekur nuk mbeti as Kosova. Prej muajit mars kur edhe u shfaqën rastet e para të të infektuarve deri më sot janë mbi 47 mijë persona që u infektuan me koronavirus.

    Si pasojë e këtij virusi humbën jetën 1 mijë e 225 pacientë.

    Përballja me këtë virus është mjaftë e vështirë, por edhe e kushtueshme për shumë qytetarë.

    Por është vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ditë më parë deklaroi se Kosova pritet që të furnizohet me vaksinën COVID-19, ku kategoritë prioritet janë punëtorët shëndetësorë, të gjithë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, të zemrës, mushkri, neurologjike dhe ata me diabet.

    Por mesatarisht 50 përqind e të anketuarve të shteteve të Ballkanit kanë deklaruar se nuk duan të vaksinohen kundër COVID-19.

    56% e të anketuarve nga Kosova kanë deklaruar se nuk do të vaksinohen kundër COVID-19.

    Thuajse ngjashëm vazhdojnë të mendojnë edhe qytetarët e vendeve të rajonit, si në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal  të Zi e Serbi.

    Duhet përkujtuar që vaksinimi anti-COVID veçse ka startuar ndërsa janë shumë vende të botës të cilat po po presin ta marrin atë dhe ta shpërndajnë tek qytetarët.

    Ndryshe kjo vaksinë parashihet të jetë falas dhe mbetet tek qytetarët të vendosin nëse pranojnë ta marrin apo jo.

    Gjendja me koronavirus në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, kurse pritet që më së largu të premten Qeveria e Kosovës të deklarohet lidhur me masat të cilat do të duhet t’i ndjekin qytetarët  ditët në vazhdim si dhe në periudhën e festave të fundvitit.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”. Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.