Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbrëmë ka publikuar listën e 4941 bizneseve që kanë fituar grante nga Komuna më e madhe në vend.
Sipas Ahmetit, 1976 biznese të Prishtinës janë subvencionuar me nga 600 euro, ndërsa 2965 biznese të vogla me nga 1300 euro.
Por, në listën e këtyre bizneseve figuron edhe një biznes i ngjashëm me emrin e shefit të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, raporton portali “Front Online”.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për subvencionim të kryeministrit Avdullah Hoti, por për një biznes me emër “Avdullah Hoti”, i cili sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës merret me shërbime juridike, i cili është subvencionuar me 600 euro nga Komuna e Prishtinës.
/Front Online/