×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita e paunifikuar po ia zgjat jetën Qeverisë Hoti

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    DK-ja dhe LVV-ja nuk po e kalojnë mirë periudhën në opozitë. Dy subjektet që kanë abstenuar në disa votime në Kuvend të Kosovës, të unifikuar nuk janë kur është çështja për tema të rëndësishme që mund të ndikojnë edhe në rrëzim të Qeverisë aktuale. Sa të vazhdojë kjo situatë, mocioni për rrëzimin e Avdullah Hotit nga ekzekutivi është larg dërgimit në seancë.

    Partia e Albin Kurtit i ndërroi rolet në legjislativ në ditën kur Avdullah Hoti u emërua kryeministër. Nga partia më e madhe në pozitë, Vetëvendosje u bë partia me më së shumti deputetë në opozitë.

    Që nga atëherë, LVV-ja ka qenë e zëshme kundër Qeverisë aktuale, duke paralajmëruar edhe rrëzimin e Hotit nga pozita.

    Një skenar i tillë, të paktën me anë të mocionit që ka kohë që ka nisur fillimisht me mbledhje të nënshrimeve, vështirë se mund të ndodhë.

    LVV-ja ka arritur t’i sigurojë veç 30 vota të deputetëve që ka në grup parlamentar, e pavarësisht se të zëshëm për rrëzimin e Hotit janë edhe në PDK, pak janë shanset që këto dy subjekte të gjejnë gjuhën e përbashkët që do t’ia mundësonte një gjë të tillë.

    Dy partitë rivale zor se mund t’ia plotësojnë njëra-tjetrës kërkesat për këtë çështje. Rrjedhimisht, mospajtueshmëritë e dy palëve ia zgjatin jetën në Qeveri Avdullah Hotit e qëndrimin në opozitë PDK-së e LVV-së.

    Inatet e vjetra që assesi t’i kalojnë partia e Kurtit me atë të Hoxhajt mund të sjellin skenare të reja në vend. Kjo sidomos, tash pas zhvillimeve për çështjen e presidentit.

    PDK-ja me opozitën a pozitën?

    Pavarësisht se është parti e dytë në opozitë, roli i PDK-së është rritur kohëve të fundit. Partia që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj po luan me dy zjarre. Në njërën anë kërkojnë të propozojnë një emër për president, e në anën tjetër thonë se mund t’i bashkojnë votat për mocionin.

    Për të dy këto opsione kanë vënë kushte.

    Nëse PDK-ja nuk i jep votat për mocionin, e vazhdon të insistojë për presidentin, atëherë vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në pranverë.

    Kjo pasi që LDK-ja tashmë ka dhënë sinjale që do të mund të ketë zgjerim të koalicionit Qeverisës. Nga ky subjekt kanë përmendur edhe mundësinë që Partia Demokratike ta marrë postin e presidentit. Me këtë opsion nuk pajtohen AAK-ja e Ramush Haradinajt.

    Nëse PDK-ja vendos të mos rreshtohet nga njëra palë, vendi shkon në zgjedhje në mars, atëherë edhe kur kalon afati prej kur shteti mund të funksionojë me ushtrues detyrë të presidentit.

    Përplasje në distancë

    Ani pse thonë se e kanë qëllimin e njejtë, zyrtarë të PDK-së e LVV-së ende nuk janë ulur në tavolinë për të diskutuar kushtetet që kanë.

    LVV-ja i ka bërë ftesë publike PDK-së që të bashkohen për mocionin, mirëpo, në partinë e Hoxhajt thonë se këtë e bëjnë vetëm nëse fillimisht partia e Kurtit i siguron 40 votat që i duhen për ta dërguar mocionin në Kuvend.

    Mbrëmë për këtë temë ka folur edhe u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

    “Ne i themi të na e bëjnë ftesën dhe ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Hoxhaj duke iu drejtuar LVV-së.

    Kësaj deklarate sot iu janë përgjigjur në Vetëvendosje, përmes një deklarate që e ka bërë deputeti Salih Zyba.

    “Tash së fundi përsëri ka ndryshuar qëndrim në raport me mocionin e filluar nga ana e jonë. Për dallim nga një deklaratë pararendëse nga atëherë kryetari i saj, z. Veseli, i cili thoshte qartë se në momentin kur LV sjellë mocionin në Kuvend, PDK do ta votojë, tash kryetari në detyrë, z. Hoxhaj, ka një qëndrim tjetër. Sipas këtij të fundit, pasi të jenë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme që mocioni të sillet në Kuvend, pra pasi të jenë mbledhur 40 nënshkrime, LV duhet ta ftojë në takim PDK-në, e vetëm pas atij takimi PDK do të dalë me një qëndrim të qartë. Pra tash mbledhja e 40 nënshkrimeve nuk mjafton që PDK të votojë për rrëzimin e qeverisë, por për këtë ka nevojë për një takim dhe një marrëveshje me LV-në”, ka thënë ai.

    Në Kosovë situata politike ka muaj që po vazhdon të jetë e tensionuar. Forcat politike nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e presidentit të ri pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili është duke u gjykuar nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.