×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri qytetet aktualisht vatra të Coronavirusit në Kosovë

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë rezulton që Prishtina, Fushë-Kosova dhe Obiliqi janë tri komunat me më së shumti raste aktive për 100 mijë banorë, shkruan Gazeta Express.

    Vetëm kryeqyteti aktualisht ka 4901 raste aktive, ndërsa në raportin për 100 mijë banorë llogaritet të ketë 2260 raste aktive.

    Fushë-Kosova është e dyta me 634 raste aktive, por në përllogaritje për 100 mijë banorë ajo do të kishte 1627 raste aktive.

    Pas tyre vjen Obliqi që ka 180 raste aktive, por në raportin me 100 mijë banorë përllogaritet të ketë 1006 raste aktive.

    Në ndërkohë në nivel vendi janë 11 mijë e 346 raste aktive. Në total janë testuar 165 mijë e 583 persona, nga fillimi i pandemisë. Prej tyre 47 mijë e 203 kanë rezultuar pozitivë. 1 mijë e 220 persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 34 mijë e 637 persona.

    Nga fotografia e publikuar nga zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti,  17 komuna janë në zonën e kuqe, 8 janë në zonë të verdhë dhe 13 në zonë të gjelbër.

    Në zonën e gjelbër futen komunat në të cilat brenda një jave regjistrohen deri në 75 të infektuar për 100 mijë banorë. Në të verdhën hyjnë komunat të cilat regjistrojnë nga 76 deri 150 të infektuar në javë për 100 mijë banorë. Te e kuqja hyjnë ato me më shumë se 151 të infektuar në javë për 100 mijë banorë.

     

     

     

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Lajme09 Shtator 2024
    KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë. Në njoftimin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Të premten e 6 gushtit, grupe të maskuara të serbëve kanë terrorizuar familjet kosovare duke ia ndaluar kalimin nëpër territorin e Serbisë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare, ka menduar që të vendos kamera për monitorimin e shkollave, plan ky i cili parashihet të nis vitin e ardhshëm....
    Sport09 Shtator 2024
    Dardanët janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros. Ndeshja që...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Shërbimet polake të sigurisë kanë neutralizuar një operacion sabotues të orkestruar nga Rusia dhe Bjellorusia për të destabilizuar Poloninë, tha zëvendëskryeministri Krzysztof...
    Sport09 Shtator 2024
    FC Ballkani është bërë më trajner të ri. Artim Pollozhani është emëruar në krye të shtabit teknik të kampionëve në fuqi të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), përmes një komunikate për medie, kanë shprehur shqetësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.