Zëvendëskryeministri Beskin Tahiri, pas takimit me ministrin Zemaj dhe asociacionin e komunave, ka thënë se në këtë fazë nuk do të ketë mbyllje.
Ai ka shtuar se do të rritet vigjinelca si dhe respektimi rigoroz i masave të rekomanduara.
“Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vignilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes”, ka shkruar Tahiri.