×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mujka: Me Komuna të shtrira për tokë, nuk mund të ketë Qeveri që rrinë në këmbë

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka ka reaguar ndaj pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Ai thotë se nëpërmjet kësaj rimëkëmbje më së shumti ndihmohen ata që më së paku kanë nevojë, ndërsa ata të cilët kanë nevojë udhëzohen te Trust.

    Ai poashtu thotë se me komuna të shtrira për tokë, nuk mund të ketë Qeveri që rrinë në këmbë.

    “Rrjedhimisht, edhe kjo Rimëkëmbje (ku më së shumti ndihmohen ata që kanë më së paku nevojë, e ata që kanë realisht nevojë udhëzohen te TRUSTI) zhvillohet jo falë ndonjë strategjie apo projekti inovativ por si përherë duke shfrytëzuar të leckosurin, pra Komunat, e cila dorën në zemër është dera e vetme ku qytetari edhe mundet me trokit, por fatkeqësisht secilën ditë e më pak me mundësi për t’i dalur në ndihmë. Me Komuna të shtrira për tokë, nuk mund të ketë Qeveri që rrinë në këmbë”, ka shkruar Mujka.

    Postimi i plotë i tij:

    NUK MBAHET QEVERIA DUKE SHKELUR KOMUNAT. Të gjithë para një kohe shtronin pyetjen se ku do t’i gjej Qeveria mjetet për të realizuar të ashtuquajturën “Rimëkëmbjen Ekonomike”? Duke qenë të djegur nga marrëveshjet e mëhershme të Qeverisë me Sindikatat e Arsimit dhe Shëndetësisë, për pagat përcjellëse, pagat jubilare, kontratat kolektive që përfshijnë edhe shujtat si dhe së fundi edhe pagesat shtesë prej 300€/muaj për mjekët, e ku Qeveria merr lavdin ndërsa komunat obligohen t’i paguajnë këto zotime, në të shumtën e rasteve nëpërmes proceseve përmbaruese atëherë ka qenë e pritshme që edhe kjo “RIMËKËMBJE” të zhvillohet duke shtrirë për toke institucionet komunale.

    Para 2 muajsh Qeveria vendosi që fondin që ishte paraparë me vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritje pagash, e që nuk kaloi në Kushtetuese, të e shpërndaj nëpër Komuna.

    Si ide, ishte mjaft e qëlluar sepse Komunat me të vërtetë kishin nevojë për një përkrahje të tillë, posaqërisht në këtë vit kur ka pasur harxhime të paplanifikuara por edhe rënje drastike të të hyrave vetanake për shkak të COVID 19.

    Por fatkeqësisht ato mjete kur nuk ju alokuan direkt Komunave por u mbajtën në Ministrinë e Financave e cila vetë vendos se a paguhen apo jo projeksionet e planifikuara dhe a janë në pëputhshmëri a jo me udhëzimet e saja të cilat ndërrojnë dita ditës.

    Rrjedhimisht, edhe kjo Rimëkëmbje (ku më së shumti ndihmohen ata që kan më së paku nevojë, e ata që kan realisht nevojë udhëzohen te TRUSTI) zhvillohet jo falë ndonjë strategjie apo projekti inovativ por si përherë duke shfrytëzuar të leckosurin, pra Komunat, e cila dorën në zemër është dera e vetme ku qytetari edhe mundet me trokitë, por fatkeqësisht secilën ditë e më pak me mundësi për t’i dalur në ndihmë.

    Me Komuna të shtrira për tokë, nuk mund të ketë Qeveri që rrinë në këmbë.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.