×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj në Drenas: Kujdes kë po votoni, përmend votimin e Gjykatës Speciale

    FrontOnline
    15 Shtator 2019

    Nisma Socialdemokrate degët në Drenas dhe Skenderaj kanë organizuar takime me strukturat dhe aktivistët e tyre.

    Në këto takime ka marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj.

    Në këto dy tubime është parë mobilzim dhe entuziazëm për të mbështetur kandidaturën e Limajt për kryeministër të vendit.

    Limaj në Drenas dhe Skenderaj tha se fitorja e Nismës është e pandalshme.

    “Është një entuziazëm anekënd Kosovës për këtë projekt, Nisma Socialdemokrate dhe unë pres nga ju që të këtë entuziazëm të shtrini edhe këtë pjesë e Kosovës. Ne kemi dal në këto zgjedhje për të sjellë dhe jap një mundësi vendit tonë…Kjo parti do të fitojë zgjedhjet. Më mirë të kryhet kjo punë më 6 tetor dhe jo të vonohet deri pas 3 vjetësh. Prandaj dilni në krye të fitores. Kërkoj nga ju që të aktivizoheni të gjithë të kaloni terrenin, të komunikoni me qytetarët”, tha ai.

    Limaj qytetarëve iu kërkoi që të kenë kujdes se kujt po ia japin votën, pasi sipas tij ka deputetë që kanë votuar Gjykatën Speciale e që nuk e meritojnë votën.

    E, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi theksoi se programi i tyre politik dhe elektoral është më i miri i mundshëm për Kosovën.

    “Programi ynë politik edhe elektoral është më i miri i mundshëm për periudhën që po kalon Kosova. Ky program vjen pas qeverisjes së njëpasnjëshme të partive të quajtura të parti të djathta politike. Po e shohim se si e kanë degraduar ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë edhe shumë sektorë të tjera”, tha Krasniqi.

    Kryetari i Degës të Nismës në Drenas, Isa Xhemajli u shpreh se partia e tyre është duke u fuqizuar çdo ditë e më shumë, për këtë ai tha se i ofrojnë qytetarëvekandidatët më të mirë,teksa tha se Kosova ka nevojë për dijen dhe guximin e Fatmir Limajt.

    “Për momentin që po kalon vendi jonë ka nevojë për dijen edhe guximin tënd. Këto procese nuk mund të përfundojnë pa prezencën tënde. Pa frymën unifikuese dhe vendosshmërinë tënde. Tipare këto që po iu mungojnë shumë liderëve të skenës sonë politike”, tha ai./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.