Një punëtor i projektit infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit” ka ndërruar jetë sot, pas lëndimeve të rënda që mori në punë.
Lajmin e ka konfirmuar nga Komuna e Ferizajt.
Pasditen e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në njërin nga segmentet e punës në projektin infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast njëri nga punonjësit e kompanisë kontraktuese mori lëndime të rënda që pas përcjelljes në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ndërroi jetë.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.