×
  • Lajme
  • Lajme

    A ia premtoi Kadri Veseli votat e PDK-së Ramush Haradinajt për president – Hoxhaj tregon

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk ia ka premtuar Ramush Haradinajt votat e PDK-së për president.

    Ai, tha se nëse Veseli do të kishte dhënë një premtim të tillë, atëherë çështja e presidentit do të ishte temë e mbyllur.

    “E vërteta është që Kadri Veseli asnjëherë nuk i ka premtuar Ramush Haradinajt që do të mund ta kishte mbështetjen e PDK-së për t’u bërë president. Po të kishte një premtim nga [Kadri] Veseli, ne nuk do ta kishim fare këtë temë. Do të ishte temë e mbyllur, sepse vendimet që i ka marrë Kadri Veseli, apo Hashim Thaçi në të kaluarën, ne si deputetë të PDK-së asnjëherë nuk i kemi vendosur në pikëpyetje”, tha Hoxhaj.

    Hoxhaj ka konfirmuar se ishte planifikuar të mbahej një takim me liderët e koalicionit qeverisës në ditën kur Kadri Veseli udhëtoi drejt Hagës, por ka shtuar se kryetari i atëhershëm i PDK-së do ta kishte shpalosur po këtë qëndrim që e ka sot PDK-ja për postin e presidentit.

    “Është e vërtetë që ka pasë të ndodhë një takim, por qëndrimin që do ta thonte Kadri Veseli në atë takim është qëndrimi që po e them unë. Po të kishte premtim nga Kadri Veseli, PDK-ja do ta votonte, por një premtim i tillë nuk ka ndodhur. Partnerët e koalicionit dhe Ramush Haradinaj duhet ta kuptojnë që PDK-ja mbetet në opozitë. Ne nuk po kërkojmë që ta determinojmë mënyrën dhe emrin e zgjedhjes së presidentit, por nëse këta kërkojnë votat tona, atëherë mendojmë që duhet ta kemi të drejtën e propozimit tonë. Më së paku mund ta votojmë një kandidat që vjen nga një parti politike si AAK-ja, që aktualisht sipas sondazheve mund t’i ketë rreth 6 për qind, pra nuk mund ta reflektojë unitetin e popullit”, theksoi Hoxhaj në Klan Kosova.

    Ai ka insistuar se është temë e mbyllur që PDK-ja mund ta votojë një kandidat për president që nuk është propozim i partisë që ai e drejton aktualisht.

    “Jo vetëm në raport me Ramush Haradinajn. Është temë e mbyllur për PDK-në që nëse partnerët e koalicionit kërkojnë votë nga PDK-ja për një kandidat të tyre, ne nuk do ta votojmë asnjë kandidat të LDK-së, Nismës, apo AAK-së. Nëse do të ketë takim mes partive politike parlamentare që të bisedojmë, ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë. Në takim shkojmë me qëndrimin që partnerët e koalicionit janë palë dhe duhet të kenë qëndrime të përbashkëta dhe qëllime të përbashkëta. Nuk është detyrë e jona, si PDK, që t’i harmonizojmë qëndrimet e tyre”, shtoi ai.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.