×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri porosi për Haradinajn e PDK-në: Presidenti i takon LDK-së, s’punojmë nën ultimatume

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri u është kundërpërgjigjur ultimatumeve të PDK-së, pasi zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se do t’i japin votat për rrëzimin e Qeverisë, nëse s’i jepet pozita e presidentit të vendit.

    Në një bisedë për GazetaBlic, Haziri ka shtuar se LDK-ja, sipas tij, s’punon nën ultimatumeve dhe çështjet tjera i kryejnë përmes dialogut.“Besoj që dialogu i brendshëm duhet të ndërtohet mbi kulturën e mos-kushtëzimeve edhe largimet nga ultimatumet dhe nga qasja politike që në këtë rrethana e rëndojnë krizën dhe jo ta lehtësojnë. LDK-ja s’punon nën ultimatume as në kushte të askujt, ne punojmë vetëm me Kushtetutë dhe krizat me i zgjedh vetëm me dialog”, ka thënë Haziri.

    Më tej Haziri ka shtuar se i qëndron prapa deklaratave të tij që posti i presidentit i takon kësaj partie, duke ia bërë të qartë të parit të AAK-së, Ramush Haradinajt se s’kanë vota për të.“Unë i qëndroj deklaratave të mia që i kam dhënë më parë, që posti i presidentit t’i takojë LDK-së. Pra, besoj që ka ardhur koha që LDK me kthye rolin e vetë në Presidencë, por jo në dëm të Qeverisë”, ka thënë ai.

     

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë për pengesat që, sipas tij, po krijohen në projektet kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë...
    Lajme01 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sipas parashikimeve, nga fundjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, vlerëson se nëse shteti do ta bënte pushimin e lehonisë dy vjet, ky do të ishte kontribut...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka reaguar pas sulmeve të raportuara nga Teherani në Tel Aviv. Ziv tha...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik” edhe pa organizimin e Lojërave Mesdhetare,...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka folur për koalicionin “Lista për Familje”, duke thënë se është formuar për të ruajtur bërthamën tradicionale...
    Lajme01 Tetor 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Gjakovëm ku ka pasur dy takime me qytetarë, për të cilët njofton se...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kongresistin amerikan, Jason Crow. Zyra e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.