Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, ka pasur sot të raportoj në Komisionin për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur më hapjen e kasafortës, në Presidencë.
Mirëpo, mbledhja është ndërprerë për shkak se Kuvendi i Kosovës tani është duke mbajtur seancë të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve të Gjenocidit dhe Parandalimit të Krimit.
Raportimi i shefit të AKI-së në komision do të rifillojë pas një orë, saktësisht në 12 e 30./FrontOnline/