×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq ditën e parë të vizitës në Kosovë e mbyll me një vizitë në Skënderaj

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e ka përfunduar ditën e tij të parë të vizitës së tij në veri të Kosovës me një vizitë në manastirin e fshatit Bajë të Skënderajt. Në manastirin e Bajës, Petkoviq bisedoi me peshkopin serb Teodosije. Të dy paralajmëruan investime të reja të Serbisë në kisha dhe manastire në Kosovë.

    Peshkopi Teodosije e cilësoi vizitën e Petkoviqit si inkurajim për të gjithë serbët në Kosovë, ndërsa pasuesi i Marko Gjuriqit tha se shteti i Serbisë dhe kisha ortodokse serbe përfaqësojnë dy shtylla të pathyeshme të mbijetesës serbe në Kosovë.

    “Kjo do të thotë që në periudhën e ardhshme ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbështetur Kishën Ortodokse Serbe dhe Dioqezën e Rashkës dhe Prizrenit përmes projekteve të ndryshme, dhe në këtë manastir mesjetar jemi dëshmitarë të një prej këtyre projekteve të rëndësishme për shtetin e Serbisë, Kishën Ortodokse Serbe dhe të gjithë serbët”, theksoi Petkoviq.

    Ai përsëriti se Serbia dhe populli serb kanë nevojë për paqe.

    “Serbët në Kosovë dhe Metohi dhe të gjithë ne në përgjithësi kemi nevojë për paqe dhe qetësi midis serbëve dhe shqiptarëve është çelësi për mbijetesën dhe qëndrimin e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, tha Petkoviq.

    Si pjesë e vizitës së tij të parë që nga marrja e detyrës si drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë dhe Metohi, Petkoviq gjithashtu pati takime sot me kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

    Qeveria e Kosovës ka pranuar se ka dhënë leje që drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë të hyjë sot në Kosovë për të qëndruar në një vizitë të planifikuar dyditore.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.