×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja pret t’i përgjigjen të gjitha institucionet, kërkoi dosjen e punësimit të 19 zyrtarëve

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2020

    Institucioni kosovar i drejtësisë me seli në Hagë, i cili po i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duket se nuk është fort i kënaqur me bashkëpunimin që (s’)po ua ofrojnë institucionet e tjera të sigurisë e drejtësisë që ndodhen në Kosovë. Së fundmi, ata janë refuzuar nga një institucion i sigurisë.

    Gjykata Speciale, që ka përparësi mbi të gjitha gjykatat e tjera në vend, po kërkon që institucionet tjera të sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë si Policia, Prokuroria dhe Inteligjenca të bashkëpunojnë me të.

    Zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle ka thënë për Gazetën Express se institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë janë të detyruara të ofrojnë bashkëpunim.

    “Nuk mund të komentoj ose spekuloj rreth pyetjeve në lidhje me çështjet operacionale. Si çështje e përgjithshme, Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parashikon që të gjitha autoritetet në Kosovë janë të detyruara të bashkëpunojnë me institucionet” ka thënë Doyle.

    Ndonëse Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës (bashkë të njohura si Gjykata Speciale) konsiderohen si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, duket se në Kosovë nuk trajtohen si të tilla as institucionalisht.

    Burime ndërkombëtare të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Gjykata Speciale i ka kërkuar një institucioni në Kosovë informacione për 19 persona. Ka kërkuar dosjen e punësimit të tyre në njërin prej institucioneve të sigurisë.

    Po kështu, bëhet e ditur se informacionet e kërkuara nga Specialja, nuk kanë mundur të sigurohen, hasur në një refuzim nga institucioni të cilit i ishin parashtruar kërkesat.

    Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar urdhëron që personat dhe institucionet në Kosovë t’i përgjigjen kërkesave të Gjykatës Speciale, përfshirë edhe të tillave për sigurimin e të dhënave dhe dokumenteve zyrtare.

    “Duke i pasur parasysh të drejtat e të akuzuarit të përcaktuara në nenin 21, të gjitha subjektet dhe personat në Kosovë bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe pa vonesë e respektojnë çdo kërkesë për asistencë ose urdhrat apo vendimet e dhëna nga Dhomat e Specializuara apo Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në pikën e parë të nenit 53 të këtij ligji, ku në vijim përmenden edhe dokumentet zyrtare.

    Ky ligj po ashtu i jep mundësinë Gjykatës Speciale që të mund të urdhërojnë transferimin e procedurave brenda juridiksionit të tyre, prej çdo prokurori apo gjykate tjetër në territorin e Kosovës, në çfarëdo faze të hetimeve apo të procedurave gjyqësore. Specialja po ashtu mund t’i japë urdhër një gjykate në Kosovë që t’ua dorëzojnë atyre çfarëdo lënde gjyqësore apo hetimi që përfshihet në juridiksionin e saj.

    Përveç tjerash, të gjitha gjykatat dhe prokurorët e Kosovës obligohen që t’i njoftojnë pa vonesë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse vihen në dijeni për ndonjë rast procedure penale që përfshihet në juridiksionin e Gjykatës Speciale.

    Gjykata Speciale që në vitin 2015 e kishte marrë miratimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës është e vendosur në Hagë të Holandës në bazë të Marrëveshjes së Kosovës me Shtetin Pritës më 15 shkurt 2016. Specialja është institucion i përkohshëm me mandat dhe juridiksion specifik që përfshin disa krime kundër njerëzimit, krime lufte, dhe krime të tjera të parapara në legjislacionin e Kosovës të cilat pretendohet të kenë ndodhur midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000.

    Të gjithë punonjësit e Gjykatës Speciale – ku përfshihen prokurorë, hetues, analistë, specialistë të sigurisë dhe punonjës mbështetës – janë shtetas të huaj, nga ndonjë vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, ose vijnë nga pesë shtete kontribuese që nuk janë anëtare të BE-së si: Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.