×
  • Lajme
  • Lajme

    Lubonja: Historia shqiptare duhet të ndahet nga mitet

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    “Historia shqiptare duhet të ndahet nga mitet”. Kështu ka deklaruar publicisti Fatos Lubonja në një intervistë me Baton Haxhiun, në emisionin “Prishtinë-Tiranë”, në ABC.

    Lbonja u shpreh mes të tjerash se nuk është bërë ndarja mes historisë së vërtetë dhe mitologjisë. “Në Shqipëri për fat të keq kanë të mbetur mitet e nacionalizmit të ngrira dhe interpretimi i historisë bëhet sipas këtyre miteve”, u shpreh Lubonja.

    Lexo Edhe:
    Vetëvendosje ngre padi për hidrocentralet në Deçan
    Pjesa nga intervista:

    Fatos Lubonja: Duhet të kemi shumë histori dhe shumë historiane që shikojnë të vërtetën nga këndvështrime të ndryshme. Problemi shqiptar është që akoma nuk ka arritur të piqet historia shqiptare dhe të shkëputet nga mitet. Nuk kemi bërë ndarjen e historisë nga mitologjia. S’kemi bërë dot kuptimin e ndryshëm që kanë nga historia e vërtetë. Nëse do merremi me mitet, mendoj se është shumë e rëndësishme që të kuptohen. Në Shqipëri për fat të keq kanë të mbetur mitet e nacionalizmit të ngrira dhe interpretimi i historisë bëhet sipas këtyre miteve.

    Baton Haxhiu: Kur është i mirë miti dhe kur bëhen i dëmshëm për historinë?

    Fatos Lubonja: Mbi të gjitha duhet të them pse është i nevojshëm. Këtë e kuptojmë nëpërmjet historisë së miteve tona, miti është bashkues. Në periudha të ndryshe njerëzit janë përbashkuar në emër mitesh. Mitet kryesore që janë edhe sot si miti i Skënderbeut, ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’ janë farkuar nga rilindësit për t’i dhënë një identitet shqiptarëve dhe t’i bashkojë. Kur Vaso Pasha thoi mos vështroni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria nëkuptohej se ndsrja ka qenë e madhe. Kjo ka qengj një thirre për të bashkuar shqiptarët. Kur i hiqet vargu i parë dhe kthehet në mit, dhe bën se feja e shqiptarit është shqiptaria. Që nuk është e vërtetë. Këtu është dallimi mes historsë dhe mitologjisë.

    Baton Haxhiu: A ka mite beninj dhe malinj?

    Fatos Lubonja: Është qesharak të ndërtosh mitin e Aleksandrit të Madh në Maqedoni dhe Skënderbeut në Shqipëri. është mit i mburrjes kombëtare. Ky mendim mitologjik kur nuk zhvillohet mendimi kritik. Kam gjithë respektin për Nënë Terezën, është e njëjta mënyrë që kanë marrë Skënderbeun në shekullin e 18.

    Baton Haxhiu: Skënderbeu e ka pasur nënën serbe, e keni thënë ju

    Fatos Lubonja: Kur unë kam përmendur nënë serbe e kam përmendur në kontekstin historik për të thënë se në periudhën e Skënderbeut dhe them që e ka pasur nënë sllave dhe në betejën e Kosovës kanë luftuar edhe sllavët në emër të Krishtërimit. Unë i them këto për të përshkruar se ku lind se rruga e armiqësisë me serbët fillon në periudhën e nacionalizmit dhe miti i Kosovës së tyre është miti i betejës së humbur që kërkon rifitore. Miti i Skënderbeut te ne është kthimi në kohën e artë të Skënderbeut këtu lind nevoja e njohjes së historisë.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.