×
  • Lajme
  • Lajme

    Manaj pyetet nga gjykatësi se pse nuk ia ka sqaruar Osmanit praktikat për marrjen e mandatit të Arifit

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Kryetari i komisionit parlamentar për legjislacion dhe mandate, Shkëmb Manaj është pyetur nga një gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu lidhur me një përgjigje që ky komision ia kishte ktheyer kryeparlamentares Vjosa Osmani lidhur me mandatin e deputetit Etem Arifi, raporton Gazeta Express.

    Në përgjigjje, ky komision e kishte udhëzuar Osmanin që për ndërprejrjen e mandatit të deputetit Arifi të mbështetet në praktikat e mëparshme. Ndërsa gjykatësi e ka pyetur Manajn në seancën e sotme dëgjimore se cilat janë ato praktika.

    “Pse nuk e keni sqaruar cilat janë praktikat e mëparshme?”, ka pyetur gjykatësi.

    Ndërsa Manaj, ka thënë se sipas rregullores së punës së Kuvendit, ekziston vetëm një rast kur ky komision mund t’ia marrë mandatin deputetit dhe ta zëvendësojë me një deputet tjetër.

    “Rregullorja e punës së Kuvendit ka përcaktuar se komisioni aktivizohet në shqyrtimin e marrjes së mandatit të deputetit vetëm në rastet kur deputeti i Kuvendit mungon gjashtë muaj radhazi në seancat plenare. Kjo është përcaktuar me rregulloren e Kuvendit që është aprovuar në vitin 2010 dhe komisioni në asnjë rast tjetër nuk mund të aktivizohet, vetëm në këtë rast . Duke u ndërlidhur me këtë kompetencë që e ka komisioni, ka qenë edhe përgjigjja që ia kemi kthy kryetares së Kuvendit”, ka thënë Manaj.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/462383918058314/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Janë arrestuar katër burra në Besi, pasi dyshohet se kanë prerë dru në pyllin e një personi tjetër. Të dyshuarit me vendim...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gruaja, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra për në Kosovë,...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet që lidhen me prokurimin si dhe emërimin e një anëtare në Bordin...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sot mbahet ceremonia për marrjen e vlerësimit të parë kreditor në historinë e Kosovës, vlerësim ky që do të shërbejë si pasaportë...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi është deklaruar së fundmi rreth bashkëpunëtorëve të Serbisë gjatë viteve 1989-1999.  Ai tha...
    Lajme30 Prill 2024
    Njerëzit normal në Serbi nuk duan luftë. Por pavarësisht kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuciq nuk heq dorë nga lufta psikologjike e krijimit...
    Lajme30 Prill 2024
    Partitë opozitare kanë akuzuar partinë në pushtet se qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore në mënyrë që ato si të tilla...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë. Sipas njoftimit të kryeministrisë,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.