×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dita Botërore kundër Skllavërisë, mbi 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Sot është Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

    Kjo ditë përkon me datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).

    Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

    Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) më shumë se 40 milionë njerëz në të gjithë botën janë viktima të skllavërisë moderne.

    Edhe pse skllavëria moderne nuk është e përcaktuar në ligj, ajo përdoret si një term ombrellë që mbulon praktika të tilla si puna e detyruar, skllavëria e borxhit, martesa e detyruar dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Në thelb, i referohet situatave të shfrytëzimit që një person nuk mund të refuzojë ose të largohet për shkak të kërcënimeve, dhunës, shtrëngimit, mashtrimit ose abuzimit të pushtetit.

    Për më tepër, më shumë se 150 milionë fëmijë i nënshtrohen punës së fëmijëve, duke përbërë pothuajse një në dhjetë fëmijë në të gjithë botën. Rreth 40.3 milionë njerëz janë në skllavëri moderne, përfshirë 24.9 në punë të detyruar dhe 15.4 milionë në martesë të detyruar. Ka 5.4 viktima të skllavërisë moderne për çdo 1.000 njerëz në botë, ndërsa 1 në 4 viktima të skllavërisë moderne janë fëmijë.

    Nga 24.9 milionë njerëz që kryejnë punë të detyruar, 16 milionë njerëz janë shfrytëzuar në sektorin privat siç janë puna shtëpiake, ndërtimi ose bujqësia; 4.8 milion njerëz në shfrytëzim seksual të detyruar dhe 4 milionë njerëz në punë të detyruar të imponuar nga autoritetet shtetërore.

    Gratë dhe vajzat preken në mënyrë disproporcionale nga puna e detyruar, duke përbërë 99% të viktimave në industrinë e seksit tregtar, dhe 58% në sektorë të tjerë.

    ILO ka miratuar një protokoll të ri ligjërisht të detyrueshëm, i krijuar për të forcuar përpjekjet globale për të eliminuar punën e detyruar, i cili hyri në fuqi në nëntor 2016.

    “Fushata 50 për Lirinë’ synon të bindë të paktën 50 vende të ratifikojnë Protokollin e Punës së Detyruar deri në fund të vitit 2019, transmeton KosovaPress.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Në një operacion të përbashkët me policinë gjermane dhe franceze, autoritet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës me...
    Të tjera
    Kronika02 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete sot në Doblibare të Gjakovës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, sot...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç,...
    Vip02 Maj 2024
    Javën e shkuar, u konfirmua ndarja përfundimtare e Bleros me “bejbin”, Ana Sylejmanin. Burime e prive folën se ai është parë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.