×
  • Lajme
  • Lajme

    Memorial për viktimat në Batajnicë, Shaip Kamberi skeptik se iniciativa do të jetë e suksesshme

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka nisur edhe një iniciativë e cila ka nxitur debat të gjerë në shtetin fqinj. Kamberi në Kuvendin e Serbisë ka kërkuar ngritjen e memorialit në Batajnicë, në rikujtim të qindra trupave shqiptare, që u zhvarrosën nga ai vend.

    Ka disa vjet që Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, që udhëhiqet nga aktivistja Natasha Kandiq, ka nisur një iniciativë për të ndërtuar një memorial në Batajnicë, vend ku deri tash janë zhvarrosur trupat e qindra shqiptarëve.

    Këtë iniciativë të Fondit, e ka ngritur në Kuvendin e Serbisë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.

    Megjithatë, Kamberi nuk është shumë optimist se do t’ia dalë t’i bindë autoritetet për këtë memorial.

    “Në këtë kostalacion të forcave politike në Serbi, me këtë disponim anti-shqiptar që haptazi po shfaqet, e sidomos nga krerët e Qeverisë, nga ministrat e caktuara është vështirë të pritet që të fillojë një ballafaqim i shpejtë i Serbisë me të kaluarën e saj të dhunshme, sidomos me ato që ka kryer në Kosovë, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shaip Kamberi.

    Bekim Blakaj, që udhëheq Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tregon se në Serbi ka edhe pengesa ligjore për ta bërë realitet këtë inciativë.

    “Nëse nuk gaboj në Serbi ekziston një ligj për memorialet, për ngritjen e memorialeve dhe ai ligj është kogja problematik sepse theksohet që memorialet që ngriten në territorin e Serbisë, duhet të promovojnë luftërat e drejta dhe clirimtare të Serbisë, ndërsa fshehja e civilëve në një kazermë ushtarake sigurisht që e dëshmon të kundërtën edhe që bie ndesh me at ligjin serb i cili do të duhej të ndërrohej”, deklaroi Bekim Blakaj.

    Me një fjalim kur po votohej qeveria e re, Kamberi akuzoi edhe pushtetin në krye me Aleksandër Vucicin, se nuk dallon me atë të Slobodan Milloshevicit, e gjithashtu vendosi flamurin kombëtar shqiptar në parlamentin serb.

    Për këto veprime, ai tregon se mori përkrahje edhe nga serbët.

    “Në mesin e tyre ka shumë serbë që japin mesazhe inkurajuese, të cilët janë të lodhur nga mënyra e qeverisjes së këtij shteti, nga tendenca e vazhdueshem e negacionit të asaj që ka ndodhur dhe dëshirojnë që vërtet vendin e tyre ta shohin si pjesë të Bashkimit Evropian”.

    Në mesin e trupave të gjetur në Batajnicë kishte edhe fëmijë, përderisa ky krim është vërtetuar se është kryer me urdhër të Presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Slobodan Milloshevic.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit...
    Lajme02 Maj 2024
    Tom Dodaj i arrestuar për shitjen e armës tek Granit Palva, dorasi i vrasjes së Liridona Ademajt do të mbrohet në liri....
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim të heroit Ilaz Kodra, e ka përshkruar rolin e tij...
    Lajme02 Maj 2024
    Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar në Berberishtë të Leposaviqit, pasi që ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin. Sipas policisë, një automjet...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se komandanti i UÇK-së Ilaz Kodra dëshmoi se “lufta për liri ishte e drejtë e jona”....
    Lajme02 Maj 2024
    Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e Kuvendit në nderim të Ilaz Kodrës. Deputetët...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.