×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja nuk heq dorë nga kushtet e saj për votimin e Rimëkëmbjes

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Ka dhjetëra herë që ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk po kalon në Kuvendin e Kosovës, e kjo pasi partitë opozitare nuk po e përkrahin.

    Me qëllim që të ndihmohen bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Ky projektligj, pas gjashtë dështimesh për miratim në Kuvendin e Kosovës, ka arritur të miratohet në lexim të parë më 13 korrik.

    Por, nga Partia Demokratike e Kosovës për Gazetën Express kanë thënë se kanë propozuar ligj të veçantë për menaxhimin e pandemisë dhe nëse ndryshimet e tyre nuk pranohen, ata prapë nuk do ta votojnë këtë projektligj.

    “Ne i kemi qëndrimet e qarta tash e sa kohë, pa u ndryshu ligji nuk do ta ketë votën e PDK-së sepse nuk e ndihmon ekonominë e vendit, me ndryshimet dhe propozimet qe i kemi ne, ligji mundëson që për këtë fazë të ketë efekte pozitive në ekonomi”, ka thënë deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi.

    Ani pse në mediat po raportohet se tashmë kanë filluar negociatat mes PDK-së dhe LDK-së për një marrëveshje për ta kaluar këtë projketligj, nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj për Gazetën Express tha se nuk ka informacione nëse ka filluar ndonjë negocim i tillë.

    Madje, Gashi tha se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë tash e sa kohë dhe sipas tij nuk ka nevojë të negociohen.

    “Nuk besoj që ka nevojë të negociohen. Nëse ato merren parasysh në mbledhje kur vjen për votim ligji, vota jonë është PËR”, ka thënë Gashi.

    Por, nga PDK-ja kanë treguar se në cilat pika kanë kërkuar ndryshim, pasi sipas tyre, këto ndryshime janë në interes të rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

    “Pagesat për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës të paguhen me nga 300 euro për 3 muaj. Heqjen e TVSh-së për importimin e lëndës së parë. Si dhe rimbursimin e mjeteve të trustit për ata që kanë deri në 10.000 euro. Pra këto janë kërkesat tona për ta votuar ligjin për rimëkëmbje, kërkesa këto që kanë dalë edhe nga diskutimet e shumta edhe me komunitetin e biznesit”, ka thënë Gashi.

    Sipas tyre, ligji i propozuar nga Qeveria Hoti, në formën si është tani është tejet i mangët dhe nuk ndihmon sektorin privat, bizneset si dhe nuk do të ketë efekt në rimëkëmbjen ekonomike.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.