×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në mungesë të kuorumit dështon mbledhja e komisionit hetimor për hidrocentralet

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, ka dështuar të mbahet si shkak i mungesës së kuorumit.

    Në këtë mbledhje të komisionit ishte paraparë që të bëhej intervistimi i dëshmitarëve me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy” Muhamet Malësiu, drejtor Departamentit të mjedisit dhe ujërave dhe Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit.

    Zëvendëskryetari i këtij komisioni, deputeti Haxhi Avdyli, tha se kjo mbledhje do të mbahet të hënën e javës së ardhshme.

    Avdyli: Për shkak të mungesës së kuorumit ne nuk do të mund ta vazhdojmë

     

    “Për shkak të mungesës së kuorumit ne nuk do të mund ta vazhdojmë edhe sot këtë raportim. Arsyet e mungesës së kuorumit janë në të shumtën e rasteve të deputetëve janë të arsyeshme për shkak të mbledhjeve të komisioneve tjera, mungesave të ndryshme shëndetësore. Kështu që, kjo mbledhje duke e parë edhe agjendën pjesa administrative e këtij komisioni na ka dërguar të hënën e ardhshme që kemi pasur një raportim të z.Georg Weber i cili e ka lutur që ta shtyjë raportimin nga 07.12 në 15.12, do të thotë për një javë atëherë agjenda e javës së ardhshme e të hënës është e lirë. Kështu që, unë propozoj që të merret me organizimin e këtij takimi edhe një herë për të hënën e ardhshme, për kohën mund të vendosim bashkërisht dhe besoj që të hënën do ta kemi kuorumin”, tha ai.

    Ai po ashtu, bëri të ditur se komisioni do të ketë mbledhje të premten e kësaj jave ku do të jetë për raportim ministri i Arban Abrashi, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe drejtoreshën e Institutit Hidrometeorologjik.

    Në këtë mbledhje të komisionit ishin deputetët Haxhi Avdyli, Artan Abrashi, Teuta Haxhiu, Besa Gaxherri dhe Visar Hoti.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.