×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Këtë vit diaspora dërgoi afër 800 milionë euro në Kosovë

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Me gjithë situatën e vështirë të shkaktuar nga pandemia Covid-19 si në Kosovë ashtu edhe në vendet ku jeton diaspora jonë, këta të fundit kanë vazhduar të ndihmojnë shumë familjet e tyre dhe përmes tyre ekonominë tonë.

    Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, në një përgjigje elektronike për KosovaPress, ka thënë se vetëm në periudhën janar-tetor 2020, mërgimtarët kanë dërguar 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019.

    Ai ka shtuar se kjo shumë e parave janë dërguar nga bankat komerciale, përmes agjencive për transferim të mjeteve, por edhe nëpërmjet kanaleve joformale.

    Ndërsa thotë se shtetet që kanë dërguar më së shumti të holla në Kosovë, janë ato gjermano folëse, si Gjermania, Zvicra, Austria, të përcjella nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

    “Gjatë periudhës janar-tetor 2020, vlera e dërgesave nga mërgimtarët arriti në shifrën prej 795.6 milionë euro apo 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019, ku totali i remitencave ishte në vlerën prej 705.6 milionë euro. Nga kjo shumë 115.3 milionë janë të dërguara përmes bankave komerciale, 556.9 milionë nëpërmjet agjencive për transferim të mjeteve, ndërsa 124.2 milionë erdhën përmes kanaleve joformale siç është bartje e parave në xhepa.”, ka thënë Ahmeti.

    Ndërsa thotë se vetëm në muajin maj të këtij viti janë dërguar rreth 104 milion euro, krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar që kishin dërguar afër 79 milionë.

    Sipas Ahmetit, shteti prej të cilit vijnë më së shumti remitencat është Gjermania, më pas Zvicra, Italia dhe Austria

    “Vlera më e madhe e remitencave të dërguara gjatë këtij viti ishte muaji maj ku u dërguan 104 milionë euro, përderisa në majin e njëjtë të vitit paraprak, u dërguan 78.4 milionë euro. Shtetet prej nga më së shumti janë dërguar remitencat prijnë shtetet gjermano folëse si Gjermani, Zvicër, Austri, të përcjella nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca”, ka thënë Ahmeti.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është rritur në tremujorin e parë të 2024-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Pavarësisht fushatave politike nga ana e Serbisë, e vendeve të tjera për të pamundësuar miratimin e rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë, në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë...
    Lajme06 Maj 2024
    Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në përbërje të të cilit...
    Sport06 Maj 2024
    Bernd Leno është zotuar se do të tentojë që të ndalojë Manchester City që të afrohet në vetëm një ndeshje larg për...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke, është shpallur “Qytetar Nder” i Shtimës. Çmimi iu dha atij gjatë një ceremonie solemne të Kuvendit Komunal. Njoftimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.