×
  • Kronika
  • Kronika

    Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, ndalohet një 58-vjeçar

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Sot rreth orës 14:30 në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

    Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar për Express se i kanë gjetur tri gëzhoja në vendin e ngjarjes e pastaj e kanë identifikuar një 58-vjeçar si të dyshuar për të shtënat, duke e intervistuar dhe duke ia sekuestruar një revole të tipit Browing.

    “Sot rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Skënder Beu” në Podujevë ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë tri gëzhoja. Ndërkohë që janë gjetur gëzhojat është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë. Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit; • O. M, 58 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë, dhe nga i njëjti është sekuestruar;  Një revole e tipit Browing, kalibrit 7.65 mm, nga e cila dyshohet të jetë shtënë”, ka thënë Borovci.

    Policia ka thënë se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur për shkak të një gëzimi familjar.

    “Nga hetimi paraprak që policia i ka bërë kësaj ngjarjeje është ngritur versioni dyshimit se i dyshuari për arsye të një gëzimi familjar ka shtënë me armë si formë e shprehjes së gëzimit. Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim ndaj të dyshuarit për rastin mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, ka thënë Borovci.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me laboratorin e drogës që u gjet në fshatin Miokovicë të Leposaviqit gjatë...
    Front TV07 Maj 2024
    Një laborator droge në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit është zbuluar nga Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 12:45 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.