×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbahet takimi mes ekipeve teknike të Kosovës dhe Frances, ja çka diskutuan

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Delegacionet teknike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës Franceze, mbajtën video-konferencë dy ditore, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, menaxhimin e migrimit dhe kontrollin kufitar.

    Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi, ka falënderuar Qeverinë e Republikës Franceze për përkrahjen dhe mbështetjen në proceset integruese dhe zhvillimin institucional në fushën e sigurisë.

    Temat e diskutimit të këtyre takimeve ishin çështjet që kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë nacionale dhe transnacionale, me theks të veçantë në migrimin e rregullt dhe të parregullt. Gjatë takimeve palët shkëmbyen mes veti praktikat dhe përvojat e dy shteteve në fushën e sigurisë dhe migrimit.

    Të dyja delegacionet theksuan nevojën e vazhdueshme që të thellohet bashkëpunimi bilateral në të ardhmen për sa i përket këtyre dy fushave.

    Vlen të theksohet se këto takime institucionale të nivelit të lartë janë si rrjedhojë e takimeve të mbajtura në mes të Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Makron dhe në të ardhmen pritet të mbahen edhe takime tjera./FrontOnline/

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në...
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë. 34-vjeçari me inicialet...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...
    Lajme03 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke...
    Lajme03 Maj 2024
    3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Me...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se në këto tre vjetët e saj si ministre, ka qenë duke punuar në sistemin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.