×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Po të ishte gjallë Adem Jashari sot do t’i mbushte 65 vjet

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 65 vjet.

    Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

    Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

    Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

    Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore. Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

    Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

    Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

    Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike.Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

    Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për figurën e Adem Jasharit kanë shfaqur mendime edhe personalitete të rëndësishme.

    Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

    Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i morën zyrtarisht detyrat e tyre. Fillimisht ata hasën...
    Lajme26 Maj 2024
    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Nishor të Suharekës. Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë...
    Lajme26 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it në Kosovë ka reaguar lidhur me raportin e diskutuar të shtunën në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Sot janë bërë një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Kjo ngjarje e rëndësishme për vendin u...
    Lajme26 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla mori pjesë në tryezën “Synime dhe shqetësime Rajonale”, të organizuar nga Instituti “Hudson” në Uashington....
    Lajme26 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pushteti aktual vazhdon të jetë qeverisja më anti-sociale...
    Vip26 Maj 2024
    Modelja e njohur, Hailey Bieber e ka ekspozuar barkun në rritje, teksa ajo dhe burri i saj Justin Bieber shijojnë udhëtimin në...
    Vip26 Maj 2024
    Modelja shqiptare, Gresa Hoti sa ishte banore e edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, krijoi lidhje dashurie me Andi Artanin....
    Sport26 Maj 2024
    Rey Manaj e ka përfunduar aventurën te skuadra turke, Sivasspor. Lajmin e ka bërë të ditur vet Manaj, i cili përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.