×
  • Lajme
  • Lajme

    Fetahu i PDK-së: Do ta fitojmë Podujevën, s’ka më gënjeshtra ndaj llapjanëve

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës, po konsideron se Llapi, si qytet me histori të lavdishme asnjëherë nuk do t’ia besonte votën atyre që ftojnë qytetarët “t’i kapin stupcat kundër njëri-tjetrit”. Sipas tyre, vota nuk duhet t’i besohet as atyre të cilët për 20 vjet, model të qeverisjes patën “premto dhe gënje sa më shumë”.

    PDK është e bindur në fitore në zgjedhjet e së dielës, me kandidatin Naim Fetahu.

    Ky i fundit në mbyllje të fushatës pesë ditore ka përmendur kryetarin Kadri Veseli e presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se janë të pikëlluar, e me mendje në Hagë ku po mbahen ish-pjesëtarët e UÇK-së.

    Nga Podujeva ai u ka uruar festën e 28 nëntorit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

    “Llapjanët i dinë të gjitha, llapjanët në qendër të qytetit, nëpër lagje të ndryshme dhe të gjitha fshatrave në lëkurën e tyre e kanë vuajtur keqmenaxhimin… Tani është në dorën tuaj të zgjidhni atë që ju përfaqëson më së miri. Unë për dy gjëra jam i sigurt, Llapi si një qytet me të kaluar të lavdishme që ka ditur të kap armët kur ka qenë e nevojshme, asnjëherë ama asnjëherë votën nuk do t’ia besonte dikujt qe bën thirrje në dhune brenda shqiptarëve. Dikujt që fton llapjanët të kapin stupcat kundër njëri-tjetrit. Llapjanët asnjëherë, por asnjëherë nuk do ta votojnë dikë që pasurinë e tyre e merr dhe e dërgon në shtëpinë e tyre. Ju e dini për kë e kam fjalën, për dikë që para gjashtë muajsh Albin Kurtin e quante të kuq dhe armik të Kosovës, ndërsa sot garon me flamurin e tij”, deklaroi Fetahu.

    Ndër tjera, Fetahu tha se kundërshtari i tyre, partia Lidhja Demokratike e Kosovës për dy dekada ka keqpërdorur besimin e llapjanëve.

    “Llapjanët janë lodhur me rrena 20-vjeçare. Llapjanëve u është keqpërsorur besimi i tyre në emër të ndryshimit për punë te këqija. Po ua marr vetëm një shembull të këtij keqpërdorimi dhe të kësaj rrene të madhe të LDK-së. Gjatë luftës kemi pasur spital ushtarak, ku janë mjekuar me qindra luftarakë. 20 vjet pas luftës LDK nuk ka qenë në gjendje të ndërtojë një spital në Podujevë. Pa pikën e marrës ish qu ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me nënkryetarin e komunës dhe prezantuan edhe një herë një projekt për spitalin në kohë fushate. Marre e madhe që pas humbjes së mëdha qe patem gjate pandemisë në Podujevë, e ku komuna nuk pati mundësi t’iu dal në ndihme banorëve ne mungesë te spitalit, të qohen t’iu premtojnë një spital për Podujevën. Kjo është qeverisja dhe modeli i LDK-së: “premto dhe gënje sa më shumë”, shtoi Fetahu.

    Fetahu premtoi se nuk do të ketë më gënjeshtra ndaj llapjanëve, duke ftuar qytetarët që t’ia besojnë votën, meqë Podujeva sipas tij meriton më shumë.

    Ai premtoi se kategorive të dala nga lufta të cilët janë injoruar për 20 vjet, do t’u kthehet dinjiteti. Premtim pati edhe për 950 familje me asistencë sociale, ku tha se nga një familjarë i tyre do te punësohet.

    Ndërsa, ushtruesi i detyrës të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se gjatë këtyre ditëve kanë biseduar me qytetarët e Podujevës, dhe për ta tha se Fetahu është shpresa e vetme për ta ndryshuar vendin.

    “Janë dy arsye kryesore pse qytetarët e Besianës duhet të votojnë Naim Fetahun. Së pari e ka programin e ka më të mirë, dhe nuk është nje program i cili i ndërruar në mashtrime, rrena, dhe propagandë. Dhe së dyti Naim fetahu e përgafitjen më të mirë si ekonomist, intelektual, si njeri që ka udhëhequr institucione të ndryshme të ekonomisë për ta ndryshuar Podujevën dhe për të qenë adresë e zhvillimit të Podujevës. Në këto zgjedhje ka tre kandidatë për kryetar të Podujevës. Por janë dy modele të qeverisjes, një model i parë i qeverisjes të cilët llapjanët e kanë pare për 20 vite të fundit, i cili ka te bëjë me korrupsionin, uzurpimin dhe keqmenaxhimin dhe modeli i dytë i së ardhmes i cili ka të bëjmë me zhvillimin, planifikimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, shtoi ai.

    Ndryshe, sot përmbyllet fushata zgjedhore për kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës se Veriut. Të dielën do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku garojnë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Është paraqitur në Stacioni Policor në Rahovec, zyrtarja policore e cila ishte raportuar e zhdukur më 1 maj. Lajmin për Frontonline e...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë...
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Haradinaj me këtë rast...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë....
    Lajme05 Maj 2024
    Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoq i Poshtëm për dy dekada ka rënie drastike të numrit të nxënësve. Nga 600...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.