×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesrete Kumnova i bashkohet protestës së Rogovës për shkarkimin e Driton Selmanajt

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Igballe Rogova, edhe sot do të vazhdojë protestën për të kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklaratës së tij lidhur me çështjen e të pagjeturve.

    Rogova, për të pestën ditë me radhë, duke filluar nga ora 12:00 do të qëndrojë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skëndërbeu” të Prishtinës.

    Mirëpo, kësaj radhe pankartën “Selmanaj ik” do ta mbajë në duar edhe Nesrete Kumnova, Kyetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave”.

    Në fillim ato do të mbajnë 30 minuta heshtje, pastaj në ora 12:30 do të prononcohen për media.

    Kumnova, e cila tashmë për dy dekada thërret për drejtësi për të pagjeturit, do të bashkëngjitet si përkrahje për thirrjen e RrGK-së dhe të qytetarëve që tashmë kanë nënshkruar peticionin online, në thirrjen për shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt.

    “Në letrën që RrGK i ka dërguar kryeministrit Avdullah Hoti më 23 nëntor, kemi përmendur gjerësisht çdo arsye pse deklarimi i Selmanajt është fyerje për qytetarët dhe interesin e tyre”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

    “Sot, prania e Kumnovës bart simbolikën e zërit të çdo familjeje të mbi një mijë e 600 personave që ende janë të pagjetur që nga lufta në Kosovë. Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe sot kjo protestë do të zhvillohet në përputhje të plotë me rregullat për luftimin e pandemisë COVID-19″, thuhet në fund të komunikatës.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Se nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 euro, është zotuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir...
    Sport08 Tetor 2024
    I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi ka vizituar sot fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” Ndër të tjerash, kryetari i FFK-së ka...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot kanë zhvilluar një aksion ku është jë person pas intervistimit është...
    Lajme08 Tetor 2024
    Mustafë Kadriaj, ekonomist, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një veprim të rëndësishëm, siç tha ai, të një...
    Lajme08 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili javën e kaluar...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati iu është përgjigjur opozitës pas reagimeve të tyre lidhur me rritjen e pensioneve. Murati përmes një shkrimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.