×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i infektologut: Përdorimi i tepërt i antibiotikëve i dëmshëm te personat me Covid-19

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Përdorimi i tepërt i antibiotikëve te pacientët e infektuar me Covid-19 , është i panevojshëm.

    Madje, të rastet e tilla përdorimi i këtyre barnave nuk ka asnjë efekt.

    Kështu ka thënë në një intervistë për Front Online, infektologu Ilir Tolaj.

    “Ne po e shohim që tash psh., kemi një përdorim ekstrem të antibiotikëve që është plotësisht i panevojshëm te këto raste me Covid19 nuk kanë asnjë efekt. Studimet tregojnë se infeksionet sekondare, madje edhe te rastet shumë të rënda ato që janë nën përkujdesje intensive ose në oksigjenoterapi janë nga 1.3 ose 4 për qind deri në 9 për qind dmth më pak se 10 për qind, prandaj ky përdorim i antibiotikëve është i dëmshëm, nuk ka pacientë të cilit nuk i ordinohen nga dy e tre antibiotikë”, ka thënë Tolaj për FrontOnline.

    Sipas tij, të infektuarve  me Covid-19 do të duhej t’iu rekomandohej përdorimi i favipiravirit, duke shtuar se përdorimi i tij do të parandalonte hospitalizimin prej 50% të rasteve.

    Tolaj në këtë intervistë për Front Online, ka folur edhe për atë se për sa ditë një person me Covid-19 mund të jetë infektues.

    “Organizmi është kryesisht infekcioz në shtatë ditët pas fillimit të simptomave, dy ditë para fillimit të simptomave dhe shtatë ditë pas shfaqjes së simptomave, kjo mund të jetë plus minus disa ditë por jo më gjatë meqenëse më pastaj sistemi imun do ta zhduk virusin nga organizmi”, ka deklaruar Tolaj.

    Ndërsa, i pyetur se a ka raste të tilla kur personave të cilët janë shëruar nga Covid-19 iu është rikthyer virusi, Tolaj ka treguar se në të gjithë botën janë pesë ose gjashtë raste të tilla.

    “Në botë janë të evidentuara pesë raste gjithsej, pesë ose gjashtë raste gjithsej të cilët e kanë të rikonfimuar infeksionin, kur shikohet në aspektin global këto numra, këto pesë raste nuk paraqesin  asgjë, prandaj riinfeksioni nuk është problem sa i përket Covid 19. Shumë raste të cilat janë lajmëruar nëpër media me siguri që nuk janë të tilla meqenëse do të nevojiten analiza jashtëzakonisht të sofistikuara për a vërtetuar një gjë të tillë dhe këto raste të cilat janë identifikuar në botë janë raste të cilat në një mënyrë ose tjetër kanë patur probleme serioze me funksionimin e sistemit imun të tyre”, ka shtuar infektologu Tolaj.

    Kurse, duke folur për hapjen e spitalit për trajtimin e të infektuarve me Covid-19, Tolaj ka thënë se nuk është shfrytëzuar koha e duhur në ditët kur kishte më pak raste të të infektuarve.

    “Gjatë verës ne e kishim një periudhë ku ka mundur të shfrytëzohet në mënyrë shumë më serioze për tu krijuar kapacitete në shterët për këta pacientë, meqenëse ka qenë më se e njohur që në nëntor do të kemi numër të rasteve, atë e kam parashikuar dhe e kam treguar në intervistat e mia të mëhershme dhe është dashur të krijohen këto kapacitete. Unë jam kundër improvizimeve të cilat kanë ndodhur deri tash dhe ose tash p.sh me atë tentativën për ta rinovuar ndërtesën e emergjencës për spital Covid”, thotë Tolaj.

    E, ditëve të fundit kur në shumë vende të botës po flitet për vaksinën antiCovid, Tolaj ka thënë se marrja e vaksinës duhet të bëhet dhe se sa më shpejtë që të sigurohet kjo vaksinë do të jetë më mirë.

    “Për këtë arsye vaksinën duhet me e marr dhe sa më shpejtë që ato vaksina të jenë të gatshme aq më mirë do të jetë. Në qoftëse kjo mund të arrihet deri në verën e vitit të ardhshëm atëherë çdo muaj i mëhershëm do të jetë më i suksesshëm”, ka deklaruar Tolaj për Front Online.

    Deri më tani në Kosovë numri i personave që janë infektuar me Covid-19 ka arritur në 37 mijë e 28, ku prej tyre janë shëruar 22 mijë e 690 ndërsa kanë vdekur 963 persona./FrontOnline/

     

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Politikani serb Boban Bogdanoviç, i larguar nga vendi i tij, siç thotë ai, për çështje sigurie bëri një koment në rrjetin X,...
    Lajme05 Maj 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë...
    Lajme05 Maj 2024
    Nga Bashkësia Islame po e kundërshtojnë fuqishëm projektligjin për Kodin Civil. Teologu Florim Flugaj ka theksuar për “Expose” se si Bashkësi Islame...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje...
    Lajme05 Maj 2024
    Është paraqitur në Stacioni Policor në Rahovec, zyrtarja policore e cila ishte raportuar e zhdukur më 1 maj. Lajmin për Frontonline e...
    Sport05 Maj 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.