×
  • Lajme
  • Lajme

    Shaip Kamberi: Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Deputeti shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ditën e sotme në mesin e deputetëve serb vendosi  flamurin Kombëtarë Shqiptarë, raporton Front Online

    Ky veprim nga ana tij nuk është pritur mirë nga Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Por, pas kësaj Kamberi ka shkruar në  një postim në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se Serbia është shteti  i vetëm në rajon që ndalon përdorimin e flamurit kombëtarë.

    Tutje ai është shprehur se flamuri shqiptarë duhet të vendoset në Luginë, ashtu si ai serb që është në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë.

     

    Postimi i plotë:

     

    BARAZI NË TË DREJTA, PARAKUSHT PËR PAQEN NË RAJON

    Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.

    Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotor; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës.

    Barazia nuk duhet ndërtuar duke ia ndaluar pakicave kombëtare përdorimin e simboleve të tyre kombëtare.

    Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb.

    Ligji për minoritete duhet të ndryshohet në Serbi.

    Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë.

    Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim.

    Barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale.

     

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/142380207227128

     

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i fundit i Departmanetit Amerikan të Shtetit, e ka rrënuar propagandën nga shumica...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë solemne në nderim të rënies së Komandatit të UÇK’së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmoreve e...
    Lajme02 Maj 2024
    I është konfiskuar përkohësisht vetura vozitësit në Gjilan i të cilit e kishte të konfiskuar patentë shoferin dhe kishte masë mbrojtëse për...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim të heroit Ilaz Kodra, e ka përshkruar rolin e tij...
    Lajme02 Maj 2024
    Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar në Berberishtë të Leposaviqit, pasi që ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin. Sipas policisë, një automjet...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se komandanti i UÇK-së Ilaz Kodra dëshmoi se “lufta për liri ishte e drejtë e jona”....
    Lajme02 Maj 2024
    Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e Kuvendit në nderim të Ilaz Kodrës. Deputetët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.