×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak i shkruan Hotit që nuk e lejoi Vuçiqin të hyjë në Kosovë, paralajmëron pasoja

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Si reagim i qëndrimit zyrtar dhe të vendosur të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë i ka dërguar letër zyrtare Kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiq në Kosovë.

    “Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit. Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare. Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, dhe amendamenti i tyre që është një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje sigurojnë trajtimin dhe ekzekutimin e rregullt të vizitave zyrtare. Këto rregulla, së bashku me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes kanë rezultuar shumë të dobishme, dhe ato përbëjnë një arritje në punën midis jush dhe Beogradit, e cila duhet të ruhet”, thuhet në letrën e Lajçak dërguar Hotit.

    Lajçak në letër i ka kujtuar Hotit se të dy Marrëveshjet (Liria e Lëvizjes dhe Vizitat), në tërësinë e tyre, përfaqësojnë angazhimet e dialogut që duhet të respektohen si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

    “Mosrespektimi i këtyre marrëveshjeve dërgon një sinjal shumë negativ për besueshmërinë e Kosovës si palë në procesin e Dialogut. Për më tepër, shkelje të tilla dëmtojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis palëve dhe përshkallëzimin e tensioneve në terren; kjo në veçanti ka ndikim në diskutimet e vazhdueshme mbi Marrëveshjen e ardhshme Gjithëpërfshirëse”, thuhet ndër të tjera në letër, shkruan Indeksonline.

    Prandaj, Lajçak thotë se mbështetja e Hotit në cilësinë si Kryeministër është thelbësore për të siguruar që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të respektojnë zotimet e tyre nën Dialogun; BE pret që Kosova të vazhdojë të angazhohet në arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës me Serbinë; kjo përfshin respektimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Dialog deri më tani.

     

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.