×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ketë lirim të masave, flet Zemaj

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar mbrëmë për situatën epidemiologjike në vend. Sipas tij, masat e reja që janë ndërmarrë për luftimin e pandemisë, kanë pasur efekt pozitiv, por jo në nivel të kënaqshëm.

    “Sidomos pjesa e disciplinës gjatë ditës, kujdesit, takimeve të ndryshme dhe shpërndarjes së infeksionit, qoftë në familje ose në rrethe tjera. Realisht, numri i testimeve ka vazhduar të jetë edhe në aspektin e gjurmimit, hulumtimit por edhe të identifikimt të vatrave të infeksionit”, ka thënë Zemaj.

    Zemaj ka treguar se sot do të ketë vlerësim epidemiologjik javor, derisa theksoi se në bazë të situatës në terren, nuk do të ketë lirim të masave në këtë fazë dhe sipas tij duhet të ketë rritje të disciplinës.

    “Është shqetësuese, se virusi akoma po vazhdon të merr jetë; mosha e vjetër është prekur fatkeqësisht ditëve të fundit. Nesër e kemi vlerësimin epidemiologjik javor dhe do të shohim sesi do të ecim tutje, qoftë në ditët në vijim dhe për javën tjetër”, deklaroi Zemaj., raporton Express.

    I pari i Shëndetësisë ka thënë se një prej problemeve kryesore me të cilat po përballen është që pjesëtarët e tjerë të familjarëve të infektuar nuk po vetizolohen dhe kështu ata po detyrohen që të bëjnë shumë testime.

    “Ka pasë testime të shumta edhe familjare, për këtë arsye është edhe numri ai që përcillet si rritje, edhe pse sipas protokolleve, rekomandimi është që kur një pjesëtar rezulton pozitiv, pjesa e familjes këshillohet që të jenë në vetizolim dhe numri të reduktohet, ose të mos kemi edhe shpërndarje të infeksionit.

    Edhe në diskutimet, edhe në kontaktin që e kemi edhe me Shtabet Emergjente dhe me Drejtoritë Komunale dhe Task -Forcat e angazhuara me pandeminë, fatkeqësisht kjo disciplinë, nuk ruhet dhe po detyrohemi që të bëjmë testime në masë – në familje, rreth dhe komunitet që ta izolojmë”, ka thënë Zemaj.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.