×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani, viktimave të dhunës: Unë ju dëgjoj, ju besoj dhe qëndroj pas jush

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave jo vetëm që është i mundur, por është edhe i domosdoshëm.

    Osmani thotë se Kosova e shënon Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke qenë në një stad më të avancuar sa i përket kornizës legjislative për luftimin e një pandemie që po zhvillohet me hov të shtuar dhe në hije krah për krah me pandeminë Covid-19.

    “Dy muaj më parë, më 25 shtator, Kuvendi i Kosovës votoi unanimisht për përfshirjen e Konventës së Stambollit, në Kushtetutën e vendit. Sot, më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kosova e shënon këtë ditë duke qenë në një stad më të avancuar sa i përket kornizës legjislative për luftimin e një pandemie që po zhvillohet me hov të shtuar dhe në hije krah për krah me pandeminë Covid-19. Por kjo nuk mjafton. Izolimi për shkak të virusit u shndërrua në katalizator të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Çdo formë e dhunës përbën shkelje të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Tutje ajo ka shkruar se “dhuna triumfon vetëm kur ne heshtim”.

    “Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave jo vetëm që është i mundur, por është edhe i domosdoshëm. Sepse, përveç se një gjë e tillë është demonstrim i përkushtimit tonë për respektim të plotë të të drejtave të njeriut, parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave ka aftësinë për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për çdonjërin nga ne. Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur, duke filluar nga investimi në vetvete, angazhimi për ndërgjegjësim të të tjerëve, duke sfiduar stereotipet, e duke edukuar brezin e ardhshëm në frymën e barazisë gjinore.

    Shoqëria jonë ka ende shumë për të bërë për viktimat e kësaj pandemie në hije, por në këtë ditë dua t`u rikujtoj që: Unë ju dëgjoj! Unë ju besoj! Unë qëndroj pas jush! Unë do flas për ju çdo ditë deri ditën kur ju do të mund të ngrisni zërin vetë për veten tuaj”.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...
    Lajme03 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Lajme02 Maj 2024
    Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë. Ekrem Demolli...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.