×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mori pjesë në varrimin e patriarkut Irinej, peshkopi i infektuar serb e përhap koronavirusin

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Ipeshkvi serb, David Krushevac shërbeu në funeralin dhe liturgjinë në varrimin e patriarkut Irinej në Serbi, duke e ditur se ishte i infektuar me koronavirus. Ai nuk mbantee maskë mbrojtëse dhe kështu shkeli nenin 248 të Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive në Serbi, që parasheh dënime nga gjoba e deri në tre vjet burg, shkruan “Nova.rs”, transmeton Gazeta Express.

    Për ata që nuk respektojnë rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, ligji në Serbi thotë: Kushdo që, gjatë një epidemie të një sëmundjeje të rrezikshme ngjitëse, nuk vepron në përputhje me rregulloret, vendimet ose urdhrat që përcaktojnë masat për shtypjen ose parandalimin e saj, do të dënohet me gjobë ose me burgim për një periudhë jo më shumë se tre vjet.

    Pas varrimit të Irinejt, peshkopi serb David Krushevac u shtrua në spitalin “Dragisha Mishoviq”. Megjithëse kisha bëri thirrje për respektimin e masave epidemike, në këtë rast, ato nuk u respektuan.

    Me shërbimin që peshkopi Krushevac e bëri në këtë varrim, i infektoi disa të pranishëm, ndërsa u ngrit pyetja nëse ai do të dënohej dhe në çfarë mënyre do të dënohej.

    Deri më tani, pesë klerikë të Kishës Ortodokse Serbe, peshkopi Milutin i Valjevës, Metropolitani Amfilohije, peshkopi i shkarkuar Artemije, murgesha Nina dhe patriarku Irinej kanë vdekur nga koronavirusi.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund,...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.