×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngriti 46 aktakuza për 24 orë

    FrontOnline
    10 Shtator 2019

    Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë katër  kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë  persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri  kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 10 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre  persona në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”. Në Prokurorinë Themelore në Prizren janë ngritur gjashtë aktakuza kundër  14 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  person të dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një  kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një  të pandehuri për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej shtatë aktakuza ndaj 10 personave.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 24 orësh, dhe ka ngritur 17 aktakuza, kundër 20 personave.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”, gjithashtu kjo prokurori ka ngritur dy  aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

    Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër  aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.