
Kandidati i Nisma Socialdemokrate, Bekim Brestovci, përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka treguar se pse po i futet garës për deputet të Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e shtatë, raporton Front Online.
“I jam futur politikës për qëllime afatgjate, duke besuar se bashkimi i forcave me njerëz të vullnetit të mirë do t’i sjell vendit tonë prosperitet”, ka thënë Brestovci.
Bekim Brestovci, ditë më parë ka aderuar në partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate në listën e koalicionit Nisma-AKR-PD mbanë nr 16.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Të dashur qytetarë,
Të bashkuar për shtetin me listën e NISMA Socialdemokrate, do të jem kandidat me numrin 16 në zgjedhjet qendrore të 6 tetorit 2019.
I jam futur politikës për qëllime afatgjate, duke besuar se bashkimi i forcave me njerëz të vullnetit të mirë do t’i sjell vendit tonë prosperitet. Mandatin e deputetit e shoh si mjet për të shpalosur idenë time që synon rritjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike, e cila vjen me punësim të dinjitetshëm, ndërsa kjo e fundit arrihet falë investimeve nga brenda dhe jashtë, si dhe aftësimit profesional.
I vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë, por me Guxim për Zhvillim dhe me këmbëngulje, do ta shfrytëzojmë secilën ditë për të bërë punë të mira dhe ndryshuar përgjithmonë drejtimin e vendit tonë.
#GuximpërZhvillim16 #BekimBrestovci #NismaSocialDemokrate