×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Odës së Mjekëve: Deri tani mbi 750 mjekë të infektuar, 70 aktualisht janë në izolim

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dekoruar, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave punonjësit shëndetësorë të cilët derisa ishin në vijën e parë të luftës me pandeminë janë infektuar me COVID-19 dhe kanë humbur jetën.

    Një veprim të tillë e sheh si lajm shumë të mirë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu.

    “Ishte një lajm i mirë, por jo i befasishëm për neve, sepse kemi pasë koordinim me zyrën e presidencës. Një iniciativë shumë e mirë dhe mendoj se së paku kjo është një shprehje e mbështetjes më të madhe që mund t’i jepet mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë në luftën me pandeminë”.

    Sejdiu, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka treguar se që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë mbi 750 mjekë që janë infektuar nga COVID-19.

    “Në tri javët e fundit është rritur numri i mjekëve të infektuar që është në proporcion me rritjen e infektimeve të popullatës. Në këtë moment, sipas informatave të ditës së djeshme, kemi mbi 70 mjekë që janë të izoluar. Është një numër goxha i madh, duke pasë parasysh që një pjesë e tyre që kanë qenë të infektuar, por nuk janë plotësisht të shëruar për punë aktive, atëherë ky numër arrin në mbi 100 dhe kjo është një hendikep shumë i madh kur kemi parasysh që shumica e tyre janë vërtetë të ‘fronit të parë’ – që merren direkt me shërimin e pacientëve me COVID-19. Është një hendikep në gjithë këtë luftë”.

    A mund të shkaktojë mungesa e stafit telashe në trajtimin e pacientëve me koronavirus?

    “Krahët e vetë QKUK-së janë spitalet rajonale dhe ne e kemi ditur që nga fillimi se këta janë krahë të dobët për shkak të mungesës në numër të specialistëve të lëmive që do të duhej të merreshin me këtë luftë, prandaj është mbingarkesë QKUK-ja”.

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës ka thënë se trajtimi i mjekëve dhe stafit tjetër shëndetësor nga qeveria lë shumë për të dëshiruar.

    “Nuk mund të themi se çdo gjë është në rregull, por nëse konsiderojmë pozitën në të cilën është vetë Qeveria e Kosovës, atëherë mund të pranohet që është trajtim fer, por mendoj që gabimet e mëdha në nivel të qeverisë, të teknokratëve që janë marrë me organizimin apo rrjedhën e menaxhimit të pacientëve, është humbur një kohë e artë e ‘armëpushimit’ me virusin gjatë muajit shtator dhe nuk është bërë një përgatitje e mirëfilltë, pasi pritej se do të ndodhë kjo që po ndodh gjashtë javët e fundit”.

    Ai ka folur edhe për shtesat prej 300 eurosh, që janë ndarë nga qeveria, që mjekët nuk i kanë marrë për muajin shtator.

    “Kjo tregon për mosorganizim të mirëfilltë, sepse që nga aprovimi i ligjit për luftën ndaj pandemisë COVID-19 është dashur të fillojnë që atëherë përgatitjet logjistike që punëtorë shëndetësorë t’i kenë që nga muaji shtator shtesat për rrezikshmëri. Muajt shator dhe tetor kanë shkuar, derisa edhe muaji nëntor është gati në përfundim, atëherë krejt çfarë mbetet është të shpresojmë që t’i marrim para Vitit të Ri, por kjo është joserioze. Kjo është një dëshpërim, por jo demotivim për punën – mjekët dhe punëtorët tjetër shëndetësorë do ta kryejnë punën, pavarësisht çalimeve në përmbushjen e premtimeve të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar ndaj pacientit dhe jo në atë se çfarë do të na sjellë Babadimri”.

     

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në  Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve ka thënë thënë se për punëtorët, nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe martirëve. Haradinaj ka thënë se...
    Lajme01 Maj 2024
    Rinia e Partisë Demokratike e ka zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës, sot në Ditën e Punëtorëve. Nëpërmjet këtij aksioni, të...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e përurimit të dy sallave të konferencave në objektin e...
    Kronika01 Maj 2024
    Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në polici se ëhstë rrahur nga dy persona. Në raportin e policisë bëhet e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ragmi Mustafi është kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit. Vetë Mustafi ka konfirmuar se ka këtë...
    Kronika01 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë....
    Vip01 Maj 2024
    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar...
    Lajme01 Maj 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, për FrontOnline deklaron se aludimi për rritjen e pagave nga Vetëvendosje është puro-politik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.