×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell: Kishte propozim për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

    Në një intervistë për mediat serbe “Nezavisne” dhe “Politika.ba”, Borrell tha se shkëmbimi i territoreve nuk është një mundësi aktualisht dhe se Prishtina dhe Beogradi duhet ta gjejnë një zgjidhje. Zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, Borrell tha se nuk do ta diktojë BE-ja.

    “Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.

    Ai tha se pret që administrata e Joe Biden të ketë partneritet të fortë me BE-në në të gjitha çështjet. Arsyeja, siç tha ai, është se BE-ja dhe SHBA-ja nuk garojnë në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

    Sipas tij, BE-ja dëshiron të jetë ndërmjetës në këtë dialog dhe tani gjërat po shkojnë mjaft mirë.

    “Unë drejtova një nga takimet mbi dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është kërkues dhe i vështirë, i ngarkuar nga historia”, tha Borrell.

    Ai vlerësoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i ndarë dhe ka shumë kufij, shumë vështirësi për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, prandaj tha se duhet të punohet për Shengenin në këtë rajon.

    “Kur shikoni një hartë të rajonit tuaj, nëse doni investime serioze dhe keni nevojë për to, vështirë se do t’i merrni kaq të fragmentuara. Ne jemi një treg prej 40 milionë njerëzish. Dhe ju keni gjashtë vende me disa miliona njerëz secili. Dhe ju keni vendosur kufij dhe do të jeni të ndarë. Kështu që do të jetë shumë e vështirë për ju të tërhiqni dikë me kufij dhe sisteme të tilla”, tha Borrell.

    Sipas tij, e ardhmja e Ballkanit qëndron në BE, pavarësisht nga përpjekjet e Kinës dhe Rusisë, si dhe të Shteteve të Bashkuara, për ta ushtruar ndikimin e tyre dhe për të qenë aktorë të rëndësishëm.

    “Në thelb, askush prej tyre nuk mund të ofrojë asgjë aq të rëndësishme sa perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në BE. Vetëm BE-ja mund ta bëjë një ofertë të tillë dhe një perspektivë të strukturuar për të ardhmen. I gjithë Ballkani ka një drejtim dhe hartë shumë të qartë për të ardhmen”, tha Borrell.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Se nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 euro, është zotuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir...
    Sport08 Tetor 2024
    I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi ka vizituar sot fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” Ndër të tjerash, kryetari i FFK-së ka...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot kanë zhvilluar një aksion ku është jë person pas intervistimit është...
    Lajme08 Tetor 2024
    Mustafë Kadriaj, ekonomist, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një veprim të rëndësishëm, siç tha ai, të një...
    Lajme08 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili javën e kaluar...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati iu është përgjigjur opozitës pas reagimeve të tyre lidhur me rritjen e pensioneve. Murati përmes një shkrimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.