×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Aprovimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nevojë urgjente”

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

    Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së në tejkalimin me sa më pak pasoja ekonomike të gjendjes së krijuar nga pandemia.

    Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin me veprimet e ndërmarra për të liberalizuar çmimet në tregun e sigurimeve, progresin e arritur në harmonizimin e kornizës rregullative bankare me kornizën e Basel III, të adresuara edhe në raportin e fundit të BE-së për Kosovën.

    Njëkohësisht, Guvernatori falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe BQK-së, duke përfshirë edhe periudhën gjatë pandemisë nëpërmjet Asistencës Makro – Financiare të Unionit Evropian.

    Nga ana tjetër, Ambasadori Szunyog, e nënvizoi rëndësinë e punës së BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

    Në këtë takim, dy palët shprehën nevojën urgjente për aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Ambasadori Tomáš Szunyog gjithashtu bëri thirrje për kompletimin sa më parë të përbërjes së Bordit të BQK-së, duke kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta përfundojë sa më parë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë...
    Lajme30 Prill 2024
    Enver Hasani, ish -kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thotë për Front Online se nuk ka asnjë mundësi që edhe pas antarësimit...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e lansimit të programit “Kompakt”, ka thënë se është një simbol i mbështetjes së pakompromis...
    Lajme30 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në takimin ministror të BE-së në Bruksel, tha se në tre vitet e...
    Lajme30 Prill 2024
    Në përgjigje të nismës nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut  me moton “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë...
    Vip30 Prill 2024
    Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi feston sot ditëlindjen. Një urim i bukur ka ardhur nga partneri i saj, modeli i...
    Sport30 Prill 2024
    Kryetari i klubit Ulpiana, Jeton Gashi, është përjashtuar nga organizata e futbollit sipas një vendimi të fundit nga Federata e Futbollit të...
    Sport30 Prill 2024
    Gjendja për klubin e futbollit Drita nga Gjilani po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Në një zhvillim të fundit, Komisioni Disiplinor...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.