×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët ankohen se i vdekuri nga Covid-19 në Mitrovicë u la në dhomë me të gjallët

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Kufoma e një pacienti që ka ndërruar jetë nga Covid-19 është lënë në të njëjtën dhomë me pacientët e shtruar në repartin e pulmologjisë në spitalin e Bajrit për 3 orë me radhë.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar një qytetar mitrovicas për ‘Jepi zë’. Qytetari me inicialet Q.O ka ndërruar jetë sot gjatë orës 13:55 ndërsa familjarët ankohen se që nga ajo kohë po presin për ta larguar trupin e familjarit të tyre nga dhoma e spitalit.

    Mësohet se edhe policia është prezente dhe sipas tyre varrimi kryhet sonte, mirëpo si duket personeli spitalor nuk është në dijeni të procedurave ngase trupi ka 3 orë që nuk është larguar nga dhoma ku trajtohen edhe pacientë të tjerë.

    Raste të tilla pakujdesie janë raportuar të kenë ndodhur edhe në QKUK, ku kufomat janë lënë të qëndrojnë me pacientët e gjallë deri edhe për 13 orë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.