Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se sot kanë zhvilluar seancën e parë me Komisionin e Venedikut.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka njoftuar se në këtë séance u diskutua për Projekt-ligjin, për Qeverinë.
Ky është njoftimi i tij:
Sot, patëm seancën e parë me Komisionin e Venedikut për të diskutuar për Projekt-ligjin për Qeverinë. Tema kryesore ishte pëcaktimi i numrit të ministrive në ligj dhe kufizimet e kompetencave të Qeverisë në dorëheqje. Më 11-12 dhjetor 2020 do të mbahet sesioni i 125-të plenar i Komisionit të Venedikut ku pritet të miratohet Opinioni për këtë projektligj të rëndësishëm për sistemin tonë juridik./FrontOnline/