×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha e Genc Prelvukaj përplasen për punë të presidentit

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i është përgjigjur rep artistit kosovar, Genc Prelvukaj, i cili tha se më e udhës është që të zgjidhet si presient një që “i dhëmbin sytë nga leximi e dija, sesa një që i dhemb trupi nga plagët e luftës”, duke aluduar kështu për Ramush Haradinajt.

    Berisha e ka pyetur Prelvukajn nëse e ka fjalën për Veton Surroin, Haki Abazin e Shkëlzen Maliqin.

    “Po të kuptoj ! Veton Surroi, Haki Abazi, Shkelzen Maliqi. Janë qasi të meqëm?”, ka qenë komenti i Berishës.

    Por, Prelvukaj ia ka sqaruar se nuk e kishte fjalën për asnjërin prej tyre.

    “Asnjë nga këta të tre nuk do të ishte opsion i duhur. Ka tjerë”, ka qenë përgjigja e Prelvukajt.

    Ndryshe, Berisha përgjatë seancës së djeshme ka folur për çështjen e presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.Berisha në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se president i vendit duhet të bëhet dikush që kur kalon nga varrezat civile, i kujton anëtarët e tij të familjes që e dhanë jetën për liri.Ai madje tha se president duhet të jetë ai që e pranon mendimin ndryshe të secili intelektual.

    “Unë nuk besoj në karma, nuk jam budist, jam shqiptar, e besoj në zot. Kosovës i duhet dikush që kur ndërron koha i dhem trupi prej plagëve, Kosovës i duhet një president që kur kalon nga varrezat civile mënon për anëtarët e vetë të familjes që për këtë liri tani ata i ka në vorr, dikush i cili të këqyr në dritë të syve e të thotë po ose jo. Dikush që pranon mendimin ndryshe të secilit intelelektual e pranon,  dikush që i nënshtrohet drejtësisë”, tha Berisha./Gazeta Express/

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në  Konventën e Forumit të Rinisë të kësaj partie tha se Rinia e Lidhjes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Sport07 Maj 2024
    Real Madridi do të prezantohet me trofeun e ri të La Ligës dy herë në javën e ardhshme pas një mosmarrëveshjeje me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.