×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK-ja javën e ardhshme vendos për tenderin 5 milionësh që fitoi kompania e ministrit Kuçi

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Në fund të javës tjetër Agjencia Kundër Korrupsion pritet të dalë me opinion për mbi dyshimet për konflikt interesi në rastin e një tenderi të fituar nga kompania e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçit.

    Për këtë tender kishte raportuar dy herë Front Online.

    Kompania e ministrit Kuçi shpërblehet me tender pesë milionësh (dokument)

     

    Ministri Kuçi merr kontratën 5 milionë euro nga shteti i Kosovës (Dokumente)

    Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli tha për gazetën Objektiv se janë në fazën përfundimtare të këtij rasti.

    “Janë duke punuar dy departamente për këtë rast. Po shpresojmë që në fund të javës tjetër po kryhet”, tha Havolli.

    Havolli tha se janë duke e analizuar rastin në fjalë në detaje.

    “Jemi duke e shikuar krejt procesin pasi ai nuk ka qenë zyrtarë i lartë kur ka aplikuar për tenderë si ka shkuar, por i kemi disa zyrtarë me covid që kanë dalë, dhe kjo na ka ngadalësuar punën”, shtoi Havolli.

    “Hidroterm” Sh.P.K., kompania e Blerim Kuçit, ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë Hoti, është shpërblyer me një kontratë publike në vlerë prej rreth pesë milionë eurosh më 6 tetor.

    “Hidroterm” Sh.P.K., aksionet e së cilës i posedon ministri Kuçi, ka fituar tenderin publik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) për “ndërtimin e objektit spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren”.

    Nga Rubrika
    Kronika17 Korrik 2025
    Katër persona janë arrestuar në Vushtrri, si të dyshuar për tri raste të vjedhjes që kishin ndodhur ditë më parë. Sipas njoftimit...
    Lajme17 Korrik 2025
    Drejtori i rrjetit të OJQ-ve, AVONET, Kenan Gashi ka folur në lidhje me vendimet jokushtetuese të qeverisë në detyrë. Ai u shpreh...
    Lajme17 Korrik 2025
    Gjatë ditës së enjte pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit. Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Sport16 Korrik 2025
    Portali i njohur sportiv amerikan, Bleacher Report, ka publikuar një listë ekskluzive me 100 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot hapjen zyrtare të pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), duke i çelur...
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Në një dekret të 14 korrikut që rezulton dhe i fundit i firmosur nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, rezulton se është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.