×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK në Prizren kritikon tenderin 30 mijë eurosh për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    PDK-ja në Prizren ka reaguar ndaj shpalljes së tenderit ku parashihet shpenzimi i një shume prej 30 mijë eurosh për dekorimin e qytetit të Prizrenit për Vitin e Ri.

    “PDK dega në Prizren e konsideron jo vetëm të panevojshme, por edhe provokative në këtë situatë të izolimit pandemik. Në njërën anë, kur tashmë çdo ditë po flitet për masa të reja e mbyllje nga infektimi, qeverisja e degraduar e Prizrenit, planifikon dekorim të qytetit, që në fakt është dëshmia e radhës për keqmenaxhim të parasë së qytetarëve. Në kohën kur gjithnjë e më shumë raportohet për shtim të rasteve me të infektuar dhe të vdekur, ndërsa shumë familje janë në gjendje të rëndë ekonomike për shkak të situatës së krijuar dhe kur shumë dasma e gëzime nuk janë mbajtur apo janë shtyrë, shtrohet pyetja se kush do të mendojë për ndonjë atmosferë në qytet, aq më tepër për të shpenzuar një shumë kaq të lartë të buxhetit për dekor”, thuhet në reagimin e PDK-së. “Në vend se të mendohet për përballimin e situatës, që po rëndohet edhe në Komunën e Prizrenit, qeverisja e Vetëvendosjes, nuk mendon për prioritete që nxjerr situata, por mendon vetëm si t’i harxhojë paratë”, thuhet në njoftim.

    PDK-ja ka kërkuar që mjetet për dekorimet për Vitin e Ri të përdoren për të ndihmuar familjet me asistencë sociale dhe për të siguruar pajisje teknologjike për nxënës e student, që nuk kanë kushte për t’I ndjekur mësimet cilësore.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.